Dosja e SPAK/ Dëshmia, Ahmetaj 'presion' Drejtoreshës së Agjencisë së Trajtimit të koncesionarëve! Vlerëso me pozitivitet procedurat për koncesionarin e Durrësit dhe Tiranës

Dosja e SPAK/  Dëshmia, Ahmetaj 'presion' Drejtoreshës së  Agjencisë së Trajtimit të koncesionarëve! Vlerëso me pozitivitet procedurat për koncesionarin e Durrësit dhe Tiranës

1688980828_arbenahmetaj.jpeg

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Arben Ahmetaj  në kohën që ushtronte detyrën e ministrit ka ushtruar “presion” mbi një punonjëse të administratës për të miratuar pozitivisht kontraten koncesionare për Tiranën dhe Durrësin.

Kujtojmë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim. 

Pjesë nga dosja e siguruar nga Report TV dhe Shqiptarja.com

“Shtetësja Sidita Kopliku (Temali), anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës, si përfaqësuese e Atrako, në deklarimin e saj më datë 07.07.2023, ka deklaruar se ka pasur presione nga titullarja e e institucionit, Agjensisë së Trajtimit të Koncensioneve, konkretisht shtetësja Rovena Beqiraj, ku prej saj nxitej që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses. Gjithashtu sqaron se, kur ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill, si anëtare komisioni, një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben Ahmetaj në zyrë.

Ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari.

Në zyrë kanë qenë vetëm të tre, pra Sidita, këshilltari dhe ministri Arben Ahmetaj.

Ministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Sidita ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet, në drejtim të përfundimit me sukses të saj.

Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të drejtëpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s.

Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses”


Lajmi kryesor:

DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve