Dosja e SPAK/ Erzen Breçani me Bujar Dermizin njiheshin prej vitesh! I ‘forti’ i Kukësit ndihmoi Nuredin Dumanin të kalonte kufirin në Morinë

Dosja e SPAK/ Erzen Breçani me Bujar Dermizin njiheshin prej vitesh! I ‘forti’ i Kukësit ndihmoi Nuredin Dumanin të kalonte kufirin në Morinë

1700671877_erzenbreaninuredindumanibujargermizi.jpg

Bujar Dermizi, Nuredin Dumani dhe Erzen Breçani

Sipas dosjes hetimore Erzen Breçani dhe Bujar Gërmizi njihen prej shumë vitesh për shkak se Bujar Gërmizi vinte nga radhët e policisë dhe vinte nga radhët e Forcave Speciale.

Bujar Gërmizi në atë kohë ishte njeriu që mbështeste dhe strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Gërmizi, që konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.

Një moment thuhet që Gërmizi i ka dhënë një celular të enkriptuar Erzen Breçanit, celular i cili është rimbushur kur është përdorur më herët nga Dumani. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar.


Lajmi kryesor:

Breçani e dinte se djali trafikonte kokainë! Dosja e SPAK: I kërkoi para të investonin në ‘HEC Drita’! Del në skenë edhe Elvana Gjata! Mata: Do nis 500 mijë euro nga llogaria Elvanës


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë