Dosja e SPAK në Kuvend/ Shkëlqim Cani e refuzoi, Arben Ahmetaj firmosi për koncesionarin e Fierit! Alda Klosi mes zyrtarëve që shkëmbyen emailet me Klodian Zoton

Dosja e SPAK në Kuvend/ Shkëlqim Cani e refuzoi, Arben Ahmetaj firmosi për koncesionarin e Fierit! Alda Klosi mes zyrtarëve që shkëmbyen emailet me Klodian Zoton

 1689066818_Screenshot2.jpg

Report TV dhe Shqiptarja.com siguron kërkesën e SPAK dërguar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit persona të banesës së deputetit, Arben Ahmetaj

Në dosje thuhet se me shkresën e 27 qershorit 2016 Arben Ahmetaj atëherë ministër i Financave është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit.

Ndërkohë paraardhësi i tij, ish Ministri i Financave Shkëlqim Canit kishte bërë pengesa.

Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve me email që janë shkëmbyer ndermjet Alda Klosi,  Alba Thoma e disa funksionarëve të tjerë të Ministrisë së Financave, tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi.

Kujtojmë se Shkëlqim Cani u shkarkua në 16 shkurt 2016. Ndërsa Alda Klosi ish zyrtarja e Ministrisë së Financave ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit 2023. Arrestimi u krye pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e e Alda Klosit.

Kërkesa e Prokurorisë së posaçme për zotin Ahmetaj shqyrtohet sot nga Këshilli i Mandateve i cili duhet t’i paraqesë një raport parlamentit, mbi bazën e të cilit të votohet kërkesa për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit. 

Kujtojmë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Arben Ahmetajt janë ende në fazën e e hetimit dhe duhet të vërtetohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kur dosja të shkojë për gjykim. 

Pjese nga dosja

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr. 57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncensionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish Ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr. 575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj.

Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve  të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016, 22.06.20 16 që jane shkembyer ndermjet shtetasve Alda Klosi funksionare e Ministrisë së Financave), Alba Thoma, Gentian ...funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi furîksionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi.

Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve nëpërmjet emaileve që shtetasi Klodian Zoto ka bërë në kuadër të redaktimit si dhe plotësimeve të mangësive të evidentuara, në datat 18.06.2016, 19.06.2016, 20.06.2016, 22.06.2016 me shtetasit, Sevi Zani, Erton Kaleshi, Alba Thoma, Etleva Kondi. Megjithëse me memot përkatëse, punonjësit në varësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, janë përgjigjur mbi mangësitë dhe më datë 15.06.2016 rezulton se shtetësja Alda Klosi ka përgatitur edhe kthimin e përgjigjes ku rendit të gjitha këto mangësi, personi nën hetim Arben Ahmetaj, nuk ka nxituar të kthejë përgjigje negative por i është lënë koha dhe mundësia shtetasve Zoto dhe Mërtiri për të rregulluar ato, duke u përdorur funksionarë të ministrisë që personi nën hetim kishte në varësi si dhe me ndihmën e shtetaseve Alba Thoma dhe Etleva Kondi.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, pas miratimit të VKM së mësipërme, me shkresën nr. 8264/4 prot datë 08.09.2016 është shprehur në parim dakort me mbështœtjen flnanciare referuar projektit koncensionar të Fierit, të sipërcituar, por duke pretenduar se duhet të vlerësoheshin me prioritet kostot buxhetore që mund të lindin si pasojë e materializimit të risqeve të ndryshimit të kursit të këmbimit dhe atij’ nga infiacioni, të përllogariten plotësisht brenda totalit të parashikuar si mbështetje financiare për këtë projekt,‘ Marrjen e miratimin nga MEI në cilësinë e institucionit përgjegjës për politikat në fushën e energjisë elektrike dhe pronarit të KESH sh.a. për përballimin e riskut nga çmimi i energjisë elektrike (feed in tariff),’ Marrjen e miratimin nga njësitë e qeverisjes vendore që përfshihen në këtë projekt, lidhur me përballimin prej tyre të riskut të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve për t’u trajtuar nga koncensionari. Këto çështje, që personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka parashtruar se duhet të vlerësoheshin me prioritet, janë përcaktuar nga shtetësja Alda Klosi në shkresën draft të përgatitur që më datë 23.06.2016, por që personi nën hetim nuk ka vlerësuar t'i rendisë në shkresën me shkresën me nr. 8264/1 prot datë 27.06.2016, kur është shprehur se në tërësi janë përmbushur kriteret.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet