DOSJA E SPAK/ Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë: Do privatizojmë terrenet sportive, nuk do lëmë asnjë stadium në Tiranë

DOSJA E SPAK/ Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë: Do privatizojmë terrenet sportive, nuk do lëmë asnjë stadium në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha

Dosja e SPAK që e shpall Sali Berishën të pandehur për korrupsion pasiv, në lidhje me privatizimin e klubit “Partizani”, ka skandale në çdo kapitull apo paragraf të saj. Disa kanë dalë e janë folur prej kohësh me procedurat e paligjshme dhe transferimin e një prone që nuk ekziston në asnjë regjistër.

Por skandali më serioz ndodhet në një procesverbal të mbledhjes së qeverisë së datës 18 qershor 2008. Në dosjen e SPAK është pasqyruar procesverbali i mbledhjes së qeverisë së asaj date.

Mbledhje, ku mungonin ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango. Të cilët përfaqësohesin nga zëvendësministrat përkatës Anton Gurakuqi dhe Ekrem Spahia.

Në mbledhjen e 18 qershorit 2008, do të duhej të diskutohej një propozim i ministrit Ylli Pango për një rishikim të ligjit nr. 9376 datë 21.04.2005 “Për Sportin”.

Pango propozonte që objektet sportive mund tu jepen në koncesion apo pronësi të tretëve pa ndryshuar destinacion. Që do të thotë çdo object sportive, d të duhet të mbetet sportiv.

Por në mbledhjen e qeverisë, Sali Berisha, tregon hapur se është i xhindosur nga propozimi i Ylli Pangos dhe i vërvitet pa mëshirë Ekrem Spahisë.

Berisha, është i tërbuar nga ideja se një ministër i tij po i del kundër privatizimit të Klubit Partizani. E siç ka ndodhur më pas, del se edhe shkarkimi “9 minutësh” i Pangos, duket qartë se nuk ka pasur as motiv politik, as elektoral, por ka lidhje direkte me privatizimin e Klubit Partizani.

Në dosjen e SPAK është dialogu ndërmjet Ekrem Spahisë dhe Sali Berishës, që në fakt është një presion i hapur, jo për vshët e një zv.ministri pa peshë dhe pa fuqi, por për të gjithë ata politikanë të PD-së që i kundërvihen vullnetit të familjes Berisha.

Madje, kryeministri thotë qartë se jo veëm klubi Partizani do të duhet të privatizohet, por edhe stadiumet e terrenet e tjera sportive.(Të faksimilet e dosjes së SPAK janë të gjitha diskutimet në mbledhjen e qeverisë të 16 qershorit 2008.

Berisha thotë në mbledhje, duke akuzuar Ylli Pangon për lobing ndaj Presidentëve të klibeve të futbollit, se nëse ka procedura të sakta nuk ekziston asnjë terren sportive në Tiranë. Dhe përmend në fillim Stadiumin “Qemal Stafa”, “klubin Partizani” dhe kubin “Dinamo”.

“Nuk ekzistojnë stadiume në Tiranë, po të isha unë kryetar bëshkie, e po e bëri ai e përgëzoj. Stadiumet nuk duhet në mes të qytetit, duhet të dalin anash”, thekson Sali Berisha.

Vetëm nëse shikon procesverbalin e qeverisë shikon qartë se Sali Berisha ju bën të ditur çdo ministry se nuk duhet të pengojnë vullnetin e familjes së tij.

Në mbledhjen së qeverisë së 16 qershorit, qeveria vendos ndryshimet në ligjin për Sportin, duke lejuar që kur ka pronar objektet sportive u jepet atyre, duke u lënë dorë të lirë që të ndryshojnë destinacionin, ndërkohë nëse jepen në koncension, nuk duhet të ndryshohet destinacioni, pra prona duhet të përdoret si terren sportiv.

Projektligji miratohet më 21 korrik 2008 dhe hyn në fuqi më 16 gusht 2008.

Ylli Pango, ministër u Kulturës i kohës, kur është pyetur nga SPAK, ka deklaruar se privatizimi i objekteve sportive ka ardhur si rrjedhojë i një kërkese të kryeministrit që ministritë e linjës të përgatisin aktet./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 17/09/2024 10:59

    Po i le gje Shqiperis ti more kriminel pa prishur e pa shitur Po kujton ti more plak matuf se do vish ne qeveri bolle e katandise popullin Shqipetar ne ate gjendje Tani shko ne burg dhe laje mekatet qe ke bere se ne 97 largove gjithe rinin nga vendi qe te mos vriteshin me njeri tjetrin moren rruget e kurbetit Si qeni te kalbesh ne biruc ti dhe soj sorollopi tend

    Përgjigju
  • Mafmut Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 17/09/2024 07:34

    Po mor po vazhdoni ju me historit e kriminelit super hajdut Sali Sheqere Bajga. Ky fēlliqsir ka mbi supe me qindra vjedhje, vrasje, shkatrim, anarshi e vetēm kaos e Kriminalitet. E ky bastard vazhdon e lef nga brima miut. E Xen sy peshkaqeni shētit Botēn me lekēt e vjedhura. E hun derrja Argita arsimon fēmit nē Evrop me lekēt e vjedhura. E ksaj familje kriminele si ndodh asgjē. E kjo gjē ndodh vetēm nē Albanistan.

    Përgjigju
    • Ministri komunist: 17/09/2024 11:14

      Po po sa vjedhin keta te tanishmit. Ne atehere gezoheshim me raki dhe dhalle si dhurate. Por socialistet, niperit tane ja kaluan Saliut.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar