SPAK kërkon më shumë kohë për hetimet në dosjen ndaj ish zv, Kryeministres Belinda Balluku dhe ish vartësve të saj. Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjatë me 3 muaj afatet e hetimeve dhe këtë po ua komunikon edhe të pandehurve.

Këtë të mërkurë ka qenë radha e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish-kreut të KESH Erald Elezit për t’u paraqitur në SPAK dhe komunikimi i vijimit të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës

Nesër pritet të paraqitet vetë ish numri dy i qeverisë, e cila është e pandehur me akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë, ndërkohë që po hetohet edhe për korrupsion e pastrim parash.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë