
Foto: Jeffrey Epstein
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, deklaroi se publikimi i dokumenteve nga dosja Epstein, “shënon fundin e një procesi gjithëpërfshirës të identifikimit dhe shqyrtimit të materialeve”, duke sinjalizuar se, për Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, çështja konsiderohet e mbyllur.
Megjithatë, demokratët vazhdojnë të argumentojnë se departamenti ka mbajtur të fshehura një numër të madh dokumentesh, potencialisht rreth 2.5 milionë pa dhënë një justifikim të mjaftueshëm.
Sipas ‘BBC’, Departamenti i Drejtësisë ka qenë nën shqyrtim të fortë kritikash pasi nuk arriti të përmbushë afatin e 19 dhjetorit për publikimin e plotë të faqeve, siç parashikohet nga Akti i Transparencës së Dosjeve Epstein, i miratuar nga Kongresi dhe i nënshkruar në ligj në muajin nëntor.
Prej kohësh, shumë njerëz përfshirë edhe brenda bazës së mbështetësve të Presidentit Donald Trump kanë besuar se ekziston një përpjekje për të mbrojtur individë të pasur dhe të fuqishëm që kanë pasur lidhje me Jeffrey Epstein.
Lajmi kryesor:
Dosja Epstein, Trump akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura, i nxirrte vajzat në 'ankand'







