Aktori Fitim Makashi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi, u shua si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ai vuante nga demenca dhe së fundmi kishte kryer edhe një operacion që i kishte përkeqësuar gjendjen shëndetësore.
Kush ishte Fitim Makashi
Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe mbaroi në 1967. Për një kohë të gjatë punoi si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herëpashershme në Teatrin Popullor (sot TK). Zyrtarisht ishte viti 1978 kur u emërua aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoi karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.
Gjatë kësaj kohe realizoi një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku ku kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.
Fillimet në film i kishte që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992).
Komente









Ngushellime te perzemerta per Driten dhe gjithe familjen Makashi, ne kete dite te zymte te humbjes se njeriut te tyre te dashur, dhe nje prej artisteve me te dashur e te spikatur te Teatrit dhe Filmit shqiptar per dekada te tera ! Me thjeshtesine, ciltersine, ekspresivitetin e sidomos me timbrin e rralle e te ngrohte do te thosha unik te zerit te tij, ne interpretimin e dhjetra roleve ne ekranin e madh apo te vogel, Fitimi Makashi do te mbetet i paharruar ne kujtesen e dashamiresve te Teatrit dhe Filmit shqiptar. I paharruar kujtimi i tij ! Kujtese per Redaksine - mesa di une Redoni Makashi eshte djali i tij.
Përgjigju