Tragjedia e Gërdecit, ankimoi vendimin e Gjykatës së Lartë që lejoi rihetimin, Fatmir Mediu rrëzohet edhe në Kushtetuese

Tragjedia e Gërdecit, ankimoi vendimin e Gjykatës së Lartë që lejoi rihetimin, Fatmir Mediu rrëzohet edhe në Kushtetuese

Fatmir Mediu

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci. Gjykata Kushtetuese ka vendosur ‘Moskalim i kërkesës për shqyrtim në seancë plenare!’. Fatmir Mediu kërkoi shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 

Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fatmir Mediut, i cili kërkoi prishje të vendimit të GJKKO për hapje të hetimit për dosjen 'Gërdecit'. Tashmë për hetimin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk ka asnjë pengesë edhe formale për SPAK. Vendimi i mospranimit të rekursit është marrë në dhomë këshillimi, me relatore Albana Boksin si dhe me gjyqtarët Ilir Panda dhe Sokol Binaj, anëtarët e tjerë të trupit gjykues.

Ish ministri i Mbrojtjes dorëzoi më 1 nëntor rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshtote vendimin e Apelit të GJKKO që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të Mediut. Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës.

Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Kujtojmë se SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia.  Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër familjarët edhe Zamira Durda e cila kërkon që hetimet në Gërdec të behën edhe për korrupsion. Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MATI MARITA: 27/07/2022 13:26

    O dalente Mati Marita mori guduneta e Fatmir Mediu mori spsleta. Të dashur Shqiptar Mati Marita ka qen një budalla që nuk ngiste njeri. Po Fatmir Mediu budalla më të madh se njef Shqipria po Fatmiri vrau 26 vet se donte prall jet. Ktu është ndryshimi i Dalentes me Fatmir mediun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit