TIRANE- Një javë më parë gjykata e Elbasanit mbylli procesin gjyqësor kundër Isuf Pashja, babait të Gerti Pashjas të arrestuar së bashku me 12 persona të tjerë në Tiranë, si dhe shtetasit Erjon Met’hasani, duke i dënuar këta të fundit me nga 1 vit burg për akuzën e “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe të municionit”.

Në vendimin e saj gjyqtarja Pajtime Fetahu, deklaroi fajtorë Met’hasanin dhe Pashjan, duke i dënuar me dy vjet burg së bashku. Gjatë fazës së gjykimit në gjykatën e Elbasanit, dy të pandehurit pranuan se armët ishin të tyret dhe mbaheshin në banesë që nga viti 1997. Ata kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që është pranuar nga gjykata, duke sjellë dhe uljen e masës së dënimit me 1/3-ën. Erjon Met’hasani dhe Isuf Pashja, pohuan se armët i mbanin të fshehura në shtëpi, por në fakt nuk i kanë përdorur në asnjë moment për t’i bërë keq njeriu.

Hetimi
Personat e dyshuar dhe që janë mbajtur në vëzhgim me urdhër të prokurorit Bledar Mustafaraj, kanë qënë shtetasit maqedonas, Edip Kurtishi, Minir Osmani dhe shtetasit shqiptarë Ermir Bego me pseudonimin “Rambo” nga Cërriku, Gerti Pashja, Sazan Hoxha, Artil Met’hasa, Artur Korra dhe Erzen Gashi. Nga bisedat e përgjuara mes këtyre personave dhe Gerti Pashjas, janë interceptuar komunikime që tregonin interesimin për rekrutimin e personave dhe dërgimin e tyre në Turqi dhe më pas në luftën e Sirisë, duk ju bashkuar grupit terrorist “Al-Nusra”.

Dyshimet flisnin se armët e trashëgimisë kulturore do shiteshin në Maqedoni, ndërkohë që pas kontrollit në banesa nuk janë gjetur armë të vjetra, por armë luftarake si pushkë dhe kallashnkikov dhe municione. Gjatë kontrollit të banesave në Peqin, policia ka shoqëruar Isuf Pashjan dhe Erjon e Bardhyl Met’hasanin. Në fund të hetimeve, është ngritur akuzë vetëm për shtetasit Isuf Pashja dhe Erjon Met’hasani, duke i dërguar si të pandehur në gjykatë. Një javë më parë ata janë shpallur fajtorë, duke u dënuar me 1 vit burg secili.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)