TIRANE - Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka e cila firmosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës duke i bllokuar pasaportën, ka evidentuar se në cilësinë e kryeministrit, ai ka marrë vendime në konflikt të hapur interesi për ish-kompleksin Partizani, duke sjellë përfitime për dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi.
Sipas vendimit të gjykatës, pasi u nxor nga inventari i ushtrisë, trualli i ish-kompleksit “Partizani” ishte ambient sportiv dhe ligjet e ndalonin përdorimin për ndërtim. Por pavarësisht kësaj, në kontratën me nr. 4938 datë 22.05.2006 të lidhur nga trashëgimtarët Begeja të përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi dhe nga ana tjetër shoqëria Kontakt sh.p.k. e përfaqësuar nga Fatmir Bektashi, është marrë përsipër ndryshimi i destinacionit të zonës nga sportive në zonë për banim, madje edhe marrja e lejes së ndërtimit dhe e sheshit etj.
Në vendimin e gjykatës, thuhet se për rastet e pronave të kthyera nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave ish pronarëve, kur ato gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Në këto raste pronarët e tokave kanë të drejtë të kërkojnë kompensim sipas ligjeve në fuqi.
Por pavarësisht, këtij parashikimi ligjor, rezulton se premtimi i bërë nga Jamarbër Malltezi në kontratë, është realizuar me vendimin nr. 132 datë 08.06.2006 të kryetarit të KRRT- se, Bashkia Tiranë (nr. 277 prot date 28.06.2006), ku është vendosur ndër të tjera që, të miratohet kërkesa për ndryshim të destinacionit për zonën Rruga "Frosina Plaku" dhe rruga e Planit Rregullues nga zonë sportive në zonë banimi. Me vendimin nr. 4 datë 21.11.2006 të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë përfshihet dhe zona me sipërfaqe 0.7 ha në Rrugën "Frosina Plaku" e cila ndryshohet nga "zone sportive" në "zonë banimi". Ky vendim është firmosur nga Kryetari i KRRT-së Z. Sali Berisha.
Sipas aktit të ekspertimit, të kryer nga topografi, zona për banim, ndodhet brenda Klubit shumësportesh Partizani, në kufirin jug perëndimor të tij, brenda sipërfaqes së njohur dhe më pas kthyer familjes Begeja.
Siç lehtësisht mund të konstatohet, ky është një ndër veprimet e para të ish Kryeministrit të kohës, shtetasit Sali Berisha, ku mund të evidentohet qartësisht konflikti i interesit (shih ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005), pasi si vjehrri i shtetasit Jamarbër Malltezi, ai ndërmerr veprime për ndryshim destinacioni nga zonë sportive në zonë banimi, pikërisht në territore në të cilat marrin jete dhe zhvillohen një tërësi ndërtimesh të kryera nga shoqëria Kontakt sh.p.k., e cila siç rezultoi në vijim, është një bashkëpuntore e ngushtë me shoqërinë Homeplan sh.p.k. ku ortak në këtë të fundit është shtetasi Jamarbër Malltezi.
Sipas SPAK, përfshirja e dhëndrit të Berishës në kontratën me pronarët, në një kohë që ata mund të kontaktoheshin drejtëpërdrejt nga ndërtuesi Fatmir Bektashi, ka ndodhur pikërisht për shkak të rolit të shtetasit Jamarbër Malltezi, dhe marrëdhënia që ai mund të krijonte me institucionet shtetërore, ku ishte e nevojshme marrja e lejeve, ndryshimi i destinacionit të zonës etj. Sipas SPAK, përfitimi total i Jamarbër Malltezit nga përfshirja e tij në aferën e ish-klubit Partizani është 5.4 milionë euro.
QËN, MULLAH, po te tjerve pse nuk u ndave tokat
PërgjigjuSi të gjithë i barabart para ligjit
PërgjigjuPo merreni me force mos beni mbrapsh se fo ju futi juve ne burg me vone
Përgjigju