TIRANE- Një moment interesant ka të bëjë me rolin e luajtur në vendimmarrjen e gjykatave shqiptare të Sali Berishës, i cili, kur u vra lideri i dhjetorit ishte kryetar i opozitës politike. Në atë kohë, aid he eksponentë të tjerë të lartë të partisë Demokratike, pa pritur rezultatet e hetimit të Policisë dhe prokurorisë, deklaruan menjëherë se vrasjen e kishte kryer Jaho Salihi Mulosmani, duke akuzuar indirekt edhe qeverinë e fatos Nanos, pasi ai ishte një oficer i Policisë.

Jaho Salihi e ka sjellë këtë argument në mbrojtje të tij në Strasburg, duke pretenduar se është shkelur e drejta e tij për t’u cilësuar si i pafajshëm deri në përfundim të marrjes së një vendimi të formës së prerë.  Strasburgu mendon lidhur me pretendimin e Jaho Salihit se deklarata publike e bërë nga Sali Berisha, duke e akuzuar atë për vrasjen menjëherë pas krimit, shkeli të drejtën e tij për t’u cilësuar paraprakisht si i pafajshëm, ndonëse Salihi u akuzua më se një vit më pas, një gjë e tillë mund të ketë ndikuar.

Megjithatë, theksohet në Berisha nuk e ka vepruar si zyrtar publik dhe, në atë kohë, nuk kishte post publik dhe nuk ishte përfshirë as në hetimin penal lidhur me vrasjen e deputetit. Ai e ka bërë deklaratën si një individ privat, në pozitat e kryetarit të një partie politike, që ishte ligjërisht dhe financiarisht e pavarur nga shteti. Vetëm fakti që deklarata e tij mund të ketë nxitur thirrjen për drejtësi nuk mjafton ta transformonte atë në zyrtar publik. Në këtë mënyrë, ankesa e Jaho Salihit është dukshëm pa baza. 

Gjykata e të Drejtave të Njeriut shton se Sali Berisha nuk ka qenë dëshmitar okular në vrasje. Deklarata publike që ai bëri menjëherë pas vrasjes nuk u përdor si provë gjatë procedimeve. Jaho Salihi, gjithashtu, nuk tregon se si mund të kishte qenë vendimtare paraqitja e Berishës.
Pra, argumentimi i shpalljes fajtor nga një parti politike pa u kryer asnjë veprim hetimor nga shteti nuk i shpëton të dënuarit nga vuajtja e dënimit të gjatë me burg.
 
Opinion i ndryshëm
Vetëm gjyqtari De Gaetano shprehu një mendim ndryshe në rastin Haxhia kundër Shqipërisë, që u përfshi në gjykim si një shtesë.

Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)