TIRANË - Dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë rrëzon rekursin e prokurorisë për dosjen e Gërdecit, shpërthimin tragjik në vitin 2008, ku mbetën të vdekur 26 persona dhe qindra të plagosur. Vendimi është marrë nga dhoma e këshillimit, pasi dosja nuk plotësonte kushtet penale për të kaluar në gjykim.
Vendimi për mospranimin e shyqyrtimit të dosjes në Gjykatën e Lartë u mor më 19 korrik nga kjo gjykatë, ndërsa pritet që të zbardhet vendimi i arsyetuar.
Ndërkohë pas zbardhjes së arsyetuar të vendimit për mospranim rekursi pritet dhe qëndrimi i prokurorisë për këtë dosje, nëse do ta dërgojë për gjykim në kushtetuese.
Kërksesa për rekurs në Gjykatën e Lartë u bë nga Prokuroria, pasi Gjykata e Apelit për të akuzuarit e Gërdecit si Mihal Delijorgji, Ylli Pinari etj la në fuqi dënime shumë më të ulëta nga çfarë kërkoi organi i akuzës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com