EKSKLUZIVE/ Lefter Alla dhe i afërmi i tij që mori tenderin u larguan me ‘Range Rover’ dhe u ngujuan në një tunel të ushtrisë! Dosja, si u vëzhguan nga SPAK

TIRANË- Shqiptarja.com sjell detaje ekskluzive nga dosja penale e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i arrestuar me kërkesë të SPAK-ut disa ditë më parë, së bashku me 12 zyrtarë të tjerë, për tenderin e ndërtimit të ujësjellësit Lagja e Vjetër, Bulqizë, me vlerë rreth 3 mln euro. Nga dosja rezulton se Lefter Alla, në datën 11 qershor 2021, ka publikuar një foto nga punimet për ndërtimin e ujësjellësit. Në foton është fiksuar edhe një punonjës me logon e kompanisë "2 AF ALBANIA GROUP", fakt që tregon se punimet po zbatoheshin nga kjo kompani. Ky detaj është pjesë e dosjes së SPAK-ut. Ndërkaq, tenderin në letrat e kishin fituar dy kompanitë ‘Egland shpk’ me pronar Rasim Daci si dhe ‘BE-IS shpk’ me pronar Hamz Ismailaj. 

Kompania "2 AF ALBANIA GROUP" është në pronësi të Munir Konesha 80% të aksioneve dhe Aqif Konesha me 20 % të aksioneve. Nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se Lefter Alla, në 16 prill 2021, ka udhëtuar jashtë vendit me makinën e kompanisë "2 AF ALBANIA GROUP". Në 9 mars 2020, Alla ka udhëtuar jashtë vendit bashkë me Aqif Koneshën, me makinën e këtij të fundit. Jo vetëm kaq. Por, agjentët e SPAK-ut kanë zbarkuar në Bulqizë, duke vëzhguar në terren se si po kryheshin dhe kush po i kryente punimet për ujësjellësin. Në datat 3 mars 2022, 6 prill 2022, 12 maj 2022 dhe 19 korrik 2022, agjentët kanë vëzhguar dhe fiksuar me foto punëtorë dhe mjete të kompanisë "2 AF ALBANIA GROUP" duke punuar për ujësjellësin. 

Në datën 3 mars 2022, Lefter Alla ka dalë nga Bashkia Bulqizë dhe ka hyrë në lokalin ‘Vip Beer’. Në orën 16 dhe 39 minuta aty vjen edhe Aqif Konesha, administratori i kompanisë që po zbatonte kontratën që në letra ishte lidhur me kompanitë e Rasim Dacit dhe Hamz Ismailajt. Më pas, Lefter Alla dhe Aqif Konesha hipin në një makinë ‘Range Rover’ dhe nisen në drejtim të Qafës së Buallit. Kryebashkiaku ishte ulur në vendin e parë. Gjatë rrugës makina ndalin dhe në sediljen e pasme hipën edhe Alban Konesha. Makina Range Rover vazhdon rrugën dytësore me çakull dhe hyn në një tunel të ndërtuar gjatë regjimit komunist. Ky është momenti që grupi i vëzhgimit ka humbur objektivin. Nuk dihet se çfarë kanë bërë Lefter Alla, Aqif Konesha dhe Alban Konesha në tunel. Vëzhgimi rifillon disa ditë më vonë. 

Marrëveshja për nënkontraktim duhej të aprovohej nga Bashkia e Bulqizës. Marrëveshja me dy kompanive fituese dhe kompanisë "2 AF ALBANIA GROUP", sipas SPAK-ut, është përpiluar vetëm pasi palët janë vënë në dijeni se po hetoheshin, konkluzion ky i bazuar në prova shkencore, futura tatimore, përgjime dhe dëshmi. SPAK ka faktuar disa vepra penale si shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. Tenderin e kanë fituar formalisht me letra kompanitë ‘Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’, ndërsa punimet i ka kryer me një kosto shumë më të ulët se sa vlera e tenderit kompania "2 AF ALBANIA GROUP" e lidhur me Lefter Allës. Si rrjedhojë dyshohet se palët kanë ndarë paratë publike sipas roleve të tyre në këtë aferë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 23/03/2023 23:48

    Pse eshte e ndaluar te kryhen punime me nenkontraktore? Cjane keto budallalleqe? A po ndertohet ujesjellesi, a eshte ne perputhje me projektin, a po kryhen punimet me cilesine e duhur? Nese po, cmutin do o SPAK? Paske 2 vjet qe pergjoke dhe mbasi nuk ke kapur gje, per te justifikuar punen idiote qe ben me gomere, akuzon nje nenkontraktor qe po punon sepse ka lidhje me kryebashiakun. Hajde budallenje hajde. Bo bo sa te pa afte qe jane.Ore a keni fakte korupsioni? Te pish kafe dhe te hypesh ne makine me njerez qe i ke miq nuk eshte korupsion o prokurore derra.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 23/03/2023 08:36

    Beni kujdes,mos hyni neper kafene,qofte Edhe per te bere urinen.Do iu nxjerre ASPAK bashkepuntoret,do sherbejne si indice per hetim.Dhe hajdutet e shtepive vazhdojne punen.

    Përgjigju
  • Fadili: 22/03/2023 19:13

    Shpellar anadollak klanor do dhe ne Paris ti çosh do kthehet ne origjine

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 22/03/2023 18:02

    Punimet ne ndertim behen me nenkontraktore shpesh here. Shikoni psh kush i ben punimet reale tek Piramida. Le t'i hedhe syte SPAK aty sepse do gjeje xhevahire.

    Përgjigju
    • Spaksi: 23/03/2023 07:04

      Nenkontraktori firmos nje kontrate para se te nis punimet ne rast te kundert edhe ai qe kryen punimet pa kontrate futet ne burg per arsye nderhyrje ne prone publike.

    • titi: 23/03/2023 06:44

      N.QS tenderi eshte kryer ne rregull as mos u merakosni se me ke i beri punimet, me ke pivi kafe e te tjera pallarva si keto ose te gjithë pretendimet e SPAk-ut jane baraz me nje arke me peshk.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim