Dosja ‘Llalla’/ Zbardhet dëshmia e ish-kryeprokurorit në SPAK! Tregon pasuritë

Dosja ‘Llalla’/ Zbardhet dëshmia e ish-kryeprokurorit në SPAK! Tregon pasuritë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

TIRANË- Në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK, në cilësinë e të pandehurit, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka rrëfyer me detaje se si ka siguruar dhe shtuar pasuritë e tij, disa prej të cilave akuzohet të mos i ketë deklaruar.

Llalla ka treguar se ndërtimi i dy kateve të para të banesës 3-katëshe në Tiranë ishin kryer në vitin 1996 nga kursimet ndër vite, puna në emigracion, si edhe kompensimi i burgimit të padrejtë të babait të tij për arsye politike në komunizëm.

Kati i tretë ishte shtuar në vitin 2006, kur edhe ishte aplikuar edhe për legalizim. Në dëshminë e siguruar nga A2, Llalla ka pohuar se në vitin 2007 ka blerë 3 mijë m2 truall në Mjull Bathore, me një vlerë prej 500 lekë metri, me para të hujtura nga një i afërm. Tre vite më vonë, për shkak të zhvillimit të zonës, prona është rivlerësuar në vlerën 21 milionë lekë të rinj. Bazuar në ligjin për rivlerësimin e pasurisë, ish-kryeprokurori ka rivlerësuar edhe një apartament 67,2 m2 në zonën e plazhit në Durrës, në vlerën 2,2 milionë lekë, si edhe dy sipërfaqe të blera në vitin 2016 në fshatin Qeha-Shytaj të Tiranës.

4500 m2 ishin blerë me 1 mijë lekë metri, ndërsa 17,5 mijë të tjera me nga 670 lekë për metër. Në prill të vitit 2016, Llalla ka treguar se ka ndjerë rrezik për familjen e tij nga një grup kriminal, pas arrestimit të Emiliano Shullazit dhe për këtë ka vendosur të largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

“Për shkak se ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të kohës kundër grupeve kriminale e për shkak të mosbesimit se policia do i jepte mbështetjen e duhur, i ka kërkuar ndihmë SHISH, të cilët e kanë mbajtur dy javë në ruajtje e në vëzhgim”, ka rrëfyer ai për prokurorët.

Më tej, ish-nr.1 i Prokurorisë ka shitur për 234 mijë euro tokën që kishte në pronësi në Mjull Bathore. Për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, Llalla ka treguar se i gjendur i papërgatitur ka huajtur 40 mijë euro borxh tek disa të afërm, por se pagesa ishte bërë nga llogaria e njërit prej tyre, pasi shkolla nuk pranonte para “cash”.

Në lidhje me shpenzime të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Llalla ka rrëfyer se shpenzimet e tjera, veç udhëtimit, kanë qenë minimale, pasi bashkëshortja e tij kishte qëndruar tek shtëpia e një shoqeje.

Gjykimi ndaj Llallës pritet të nisë në ditët në vijim në Gjykatën e Posaçme. Ndërsa pret nisjen e gjykimit në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Llalla vijon të jetë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i pengon atij hyrjen në SHBA./A2

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 16/01/2021 20:59

    Pas gruas se ketij mesoi dhe sekretarja qurrashja Elona Shehu te bej femije ne Usa! Me ca lekesh me rrogen si sekretare, apo pensionin e semes apo kliniken fantazme te semes qe nuk shkel njeri? Apo me leket e bashkjetuesit kollivarit! Usa duhet ti ndaloje urgjent hyrjen sekretares se tikut qurrashes Elone

    Përgjigju
  • Iris: 15/01/2021 01:15

    Eshte e vertete qe U.S.A.e ndaloi se e lindi femijen ne U.S.qe te merrte automatikisht shtetesine ?Ne se po,qe te lindesh femijen ne spital duhet qe kesh inshurence,ose kur paguan cash te kushton shume.Si dhe sa ka paguar Llalla?

    Përgjigju
  • Meni: 14/01/2021 16:06

    Ky zotëri mendoj që ka punuar, por çti bëjmë kurvës politik. Aman, nxirrni në veting njëher Berishën, Metën , Ramën dhe Lulushin, atëhera do shohim çfar i kan bërë popullit këto kriminel. Llallën është për ta puthur në ball përpara këtyre horrave. I çfrytëzojnë njerzit dhe pastaj i flakin si limona të shtrydhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër