Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)

Greqi- Grupi hetimor ka zbuluar detaje të reja nga aktiviteti kriminal i shqiptarit Edmond Përbasha, i thirrur edhe ‘Mondi”, si dhe botën e krimit ku ai ishte përfshirë dhe rrjetin që drejtonte në vendin fqinj.

44-vjeçari nga Mirdita akuzohet se drejtonte nga burgu një grup kriminal në Greqi, teksa kishte planifikuar të sulmonte edhe drejtorin e Burgut të Janinës. Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga dosja, mes të cilave edhe një bisedë të përgjuar, ku flitet për Drejtorin e burgut, ku 44-vjecari vuante dënimin para se të transferohej në Diavata.

“Do dërgoj disa çuna nga Shqipëria, do t’i çoni diku që do t’ju them, t’i … shtëpinë e tij. Çfarë ka e nuk ka, në mal të gjithë. Do ta shkatërroj si familje. Do vijnë nga komando nga Shqipëria, mos u shqetësoni. A duan të dinë se kush është P…? Ua tregoj unë”

Në total për këtë grup janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë, informon media greke.

Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte “bërthamën e fortë” të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale.
 
Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, 1 kg kokainë, 32.6 kg marijuanë, 50 pilula ekstazi, 640 gramë MDMA, 16 peshore 23 rende, 5 pistoleta dhe shtatë karikatorë pistolete, 2 armë ajrore me karikatorë, jelek antiplumb, karikator Kallashnikovi me 29 fishekë, rrip fishekësh, 17 thika, grusht hekuri, shufër metalike, 12 makina dhe 9 motoçikleta, një mori pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneruesa tymi, anabolike, celularë dhe karta SIM, media të ndryshme të ruajtjes së të dhënave dixhitale, 3 orë dore me vlerë të lartë, laptop, 110 paund britanik, kapele policie dhe 13 bojë spray.

Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera, informon media greke.

Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.

Shqiptarët e akuzuar janë:
-Edmond Perbasha, 44 vjeç, nga Mirdita
-Klajvert Perbasha, 20 vjeç, nga Mirdita
-Mario Kojku, 20 vjeç, nga Lushnja
-Denhendri Kasemi, 22 vjeç
-Amarildo Hajderasi, 27 vjeç
-Ilia Shahini, 22 vjeç
-Evgjenia Lumani, 23 vjeç
-R. Plaku, 16 vjeç

 

 

 

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tabaku nga Kuvendi: Fitorja e tretë e Profesionistëve të Lirë ndaj pandershmërisë së Qeverisë! Akti Normativ rikthen paratë e marra padrejtësisht

Tabaku nga Kuvendi: Fitorja e tretë e Profesionistëve të Lirë ndaj pandershmërisë së Qeverisë! Akti Normativ rikthen paratë e marra padrejtësisht