Etleva Deda është caktuar me short elektronik si gjyqtare relatore për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka.

Më 18 mars dosja e ish-çiftit Meta-Kryemadhi kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake dhe mes akuzave të të pandehurve për mangësi hetimore.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme.

Ndaj tyre rëndojnë të njëjtat akuza: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndërkohë Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash. I vetmi që ndodhet në burg nga të 5 të pandehurit është Ilir Meta, i arrestuar tetorin e vitit 2024.

___________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë