-
Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt! Avokatët bojkot seancës: Shkelje të rënda të procesit ligjor
GJKKO kaloi sot për gjykim çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 27 të pandehurve të tjerë, 15 persona dhe 12 biznese. Veliaj akuzon gjyqtaren Etleva Deda për shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor pasi i është mohuar mbrojtja efektive. Ndërkohë ajo që vihet re pas zbardhjes së vendimit të GJKKO-së, është se 8 prej të pandehurve, 2 kompani dhe një OJF kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
9 Shkurt, 09:52 -
-
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, Veliaj depoziton kërkesën në GJKKO! Bib Ndreca do të jetë relatori i çështjes
Kryebashkiaku i Tiranës ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga procesi gjyqësor ndaj tij. Bib Ndreca do të jetë relatori i çështjes që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Veliajt.
4 Shkurt, 16:59 -
Mero Baze: SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj
Argumenti i shqiptuar nga Olsi Dado është se Erion Veliaj nuk mund të jetë i lirë, pasi ai ka lobuar në Uashington kundër vendimit të SPAK-ut për ta arrestuar, çka tregon sipas tij se ai është i rrezikshëm po ta lësh të lirë, se vazhdon lobimin
2 Shkurt, 22:38 -
Seanca në GJKKO, reagojnë avokatët e kryebashkiakut Veliaj: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor
Sipas avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj, seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.
2 Shkurt, 19:02 -
Seanca paraprake në GJKKO/ Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares dhe u largua nga salla: Po më mohohet mbrojtja! Më 9 shkurt jepet vendimi
Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në paraburgimin e Durrësit, ndaj nuk pati më shumë kohë të konsultonte me kryebashkiakun aktet hetimore. Veliaj është larguar nga seanca me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues.
2 Shkurt, 09:49 -
Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njihte dosjen! GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut për heqjen e arrestit me burg
Veliaj i pranishëm në seancë, përballë prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani. Sipas kryebashkiakut, vijimi i paraburgimit, ka humbur proporcionalitetin dhe bie ndesh me standardet kushtetuese të procesit të rregullt ligjor. ndërsa kishte si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni
1 Shkurt, 09:25 -
Veliaj kërkoi zëvendësim mase, nesër në GJKKO mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.
31 Janar, 20:39 -
Dosja Veliaj/ GJKKO shtyn më 10 tetor seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim, nuk ishin njoftuar disa të pandehur
Seanca u shty për shkak se nuk ishin njoftuar disa të pandehur. Për këtë dosje përveç Veliajt, Ajola Xoxës, të pandehur janë edhe 28 persona dhe shoqëri. Veliaj u shkarkua më 25 shtator nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës, por e ankimoi në Kushtetuese.
29 Shtator 2025, 07:20 -
-
Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake për dosjen ‘Veliaj’, kryebashkiaku bën rekurs në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë
Brenda 10 ditësh, gjyqtarja Etleva Deda duhet të caktojë datën për seancën paraprake për dosjen Veliaj. Ajo do vendosë nëse dosja në ngarkim të kreut të Bashkisë Tiranë, bashkëshortes së tij dhe 28 të pandehurve të tjerë (persona e subjekte), do kalojë ose jo për gjykim.
11 Shtator 2025, 09:21 -
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, GJKKO rrëzon ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Më 15 korrik SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim 3 të pandehurit e dosjes, mes tyre edhe i shumëkërkuari Altin Hajri
23 Korrik 2025, 09:40 -
-
Padia për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin! KESH kërkoi deklarimin fajtor
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka shpallur të pafajshëm deputetin Gazment Bardhi, i cili u padit nga KESH për veprat penale “Shpifje” dhe “Fyerje botërisht”. Bardhi u padit në lidhje me deklaratat dhe akuzat e tij për abuzime në miliona euro me procedurat e shitblerjes së energjisë.
5 Maj 2025, 15:08 -
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, më 5 maj vendimi nëse kalon ose jo për gjykim (VIDEO)
Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e Flojera Davidhit. Kjo e fundit më 5 maj duhet të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim, dosjen Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe 3 të tjerë.
28 Prill 2025, 12:40 -
U hetua për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, pranon kërkesën e SPAK
Ndreu u kallëzua në strukturën e posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen 'Xhenjo'.
7 Mars 2025, 09:52 -
-
-
-
