TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka merret zyrtarisht i pandehur. Gjykata e Posaçme kundërK të Organizuar dhe Korrupsionit në seancën paraprake këtë të enjte, vendosi të kalojë për gjykim dosjen e prokurorisë. Por çështja për tjetërsimin e pronave u pushua për vëllain e Arben Ndokës, Xhevi Ndoka.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste së bashku me 13 persona të tjerë u morën të pandehur në kuadër të dosjes 339/1, si të implikuar në skemën e tjetërsimit të pronave në zonën e “Rranës së Hedhun” në Lezhë.
Ndaj të pandehurve të kësaj dosje dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë ngritur akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Mes personave të marrë të pandehur për tjetërsimin e pronave në Lezhë është dhe motra e ish-deputetit Arben Ndoka, Mimoza Ndoka, si dhe xhaxhai i tij Gjok Ndoka. Po kështu persona të tjerë që janë vënë nën akuzë dhe shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës si të pandehur janë dhe Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë.
Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka,u ndalua në pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj. Në atë kohë u arrestuan 12 persona. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave. Tashmë procesi kundër ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj dhe personave të tjerë ka mbetur në fazën e dhënies së pretencës nga prokuroria e Lezhës.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor 2024, 13:02
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor 2024, 14:15
-
U arrestua për herë të dytë në Dubai, Durim Bami kërkon të mos deportohet në Shqipëri: Më rrezikohet jeta, 16 persona duan të më vrasin
29 Tetor 2024, 13:15
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator 2024, 16:14
-
Pakti i fshehtë në 'Sky' mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin,unë ju vras Arben Ndokën
8 Shtator 2024, 11:03
-
Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij
13 Gusht 2024, 23:10
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
2 Gusht 2024, 13:38
-
GJKKO lë në burg Xhelal Rrajën, vëllai i ish deputetit PS-së, pjesë e grupit të Durim Bamit! Akuzohet se planifikuan të vrisnin Arben Ndokën
12 Korrik 2024, 09:37
-
Operacioni 'Revanshi' vijon/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit PS! Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës në varrimin e gjyqtarit
10 Korrik 2024, 12:54
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, SPAK ankimon dënimin me 2 vite burg të Fran Frrokajt! Kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
26 Qershor 2024, 09:51
-
‘Vrasja e vëllait të ish-deputetit Ndoka doli te ‘Metamorfoza’, gazetari Dervishi në Report Tv: E rëndë për Metën, flitet se e ka porositur ai
23 Qershor 2024, 12:17
-
'Metamorfoza'/ Arrestohet në Itali Aleks Ndreka! Leksi i Druve u prangos në aeroportin e Malpensas në Milano
10 Qershor 2024, 12:37