DOSJA/ Përgjimet që çuan në pranga 2 bosë të grupit të trafikut të drogës, Emirjan Beu dhe Gernard Ago! Kush prej tyre ishte ‘Noizi’?

DOSJA/ Përgjimet që çuan në pranga 2 bosë të grupit të trafikut të drogës, Emirjan Beu dhe Gernard Ago! Kush prej tyre ishte ‘Noizi’?

Emirjan Beu dhe Gernard Ago ishin dy prej drejtuesve të grupit të trafikut të drogës që u shkatërrua nga SPAK dhe autoritetet italiane. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi thuhet se nga provat e mbledhura nga hetimet u bë mundur që të identifikoheshin disa persona të tjerë, të një rëndësie të veçantë në kryerjen e aktiviteteve të kundraligjshme, që ishin Gernard Ago, Branjol Ago dhe Emirjan Beu.

Beu dhe Ago kanë transferuar në mënyrë të paligjshme të Alfred dhe Gjergji Lulit, një sasi lënde narkotike e llojit kokainë që nga llogaritjet e kryera bazuar në të dhënat dhe fletoret e sekuestruara Alfred Lulit llogaritet të jetë rreth 60 kg kokainë.

Në datën 29 mars 03.2017 shtetasit Alfred Luli i është gjetur dhe sekuestruar sasia e lëndës narkotike prej 25 kg cannabis sativa, të cilën ai e kishte marrë nga shtetasi slloven Oliver. Hadner. Pas kontrollit të kryer në garazhin e shtetasit Alfred Luli është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë 5,974 kg e ndarë në tre qese, si dhe një sasi prej 83,7 kg hashash dhe 42,5 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Nga përgjimet e mëvonshme të kryera në automjetin në përdorim të shtetasit Rexhep Dallupi (klient i Alfred Lulit), provuan se lënda narkotike kokainë e sekuestruar Alfred Luilit i është shitur nga shtetasi Emirjan Beu, i ndihmuar nga bashkëpunëtori i tij Gernard Ago.

Në një bisedë të regjistruar një person me emrin Rexhep Dallupi i ka shpjeguar shtetases Enkeleda Bakalli se Alfred Luli ka punuar gjithmonë në emër të Emirjan Beu dhe se disa muaj para arrestimit, ai kishte filluar që të kryente një veprimtari paralele. Konkretisht, i ka shpjeguar se Alfredi shiste një sasi prej 5-6 kg kokainë në një muaj për llogari të Emirjan Beut, por kohët e fundit ai e kishte ulur këtë sasi, në 1,5 kg në dy muaj. Kjo ulje kishte krijuar dyshimin se Alfred Luli kishte filluar të merrte furnizime, pa dijeninë e Emirjan Beut edhe nga subjekte të tjera. Nga bisedat del njëri prej drejtuesve të grupit kriminal, Emirjan Beu e kishte pseudonimin ‘Noizy’.

Biseda mes Enkelejda Bakallit dhe Rexhep Dallupit

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 dite me të. Pastaj flasin për Ervinin duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë ndryshe nga "buzeviçi", dhëndri i ‘Noizyt’ që shet mend dhe si i tillë, mbylli punën.

Enkeleda BAKALLI: po per ate zemra, ke marre vesh ndonje gje? (nga LULI Alfred)

Rexhep DALLUPI: jo, nuk kam takuar asnje. Ke te takoja?

Enkeleda BAKALLI: me vjen keq per ate (LULI Alfred), eshte djale i mire, na e ulte... na bente (me punu)

Rexhep DALLUPI: ... po eshte i mire... te pakten te takoja vellane e atij (Gjergji LULI) por nuk e kam numrin e telefonit qe t'i jepja 500 euro per t'ja cuar atij per ta respektuar

Enkeleda BAKALLI: po po per respekt...po do t'i shkruaj njehere vellait se me duket se e kam akoma ne Facebook.

Enkeleda BAKALLI: jo jo, vetem (per ta pyetur) cfare polen.. si je ?... kush e di si eshte Rexhep DALLUPI: jo nuk ka pse ti shkenche po nuk e sollen ne Shqiperi? (kuptohet nese e sollen Alfred LULI-n per te vuajtur dënimin ne Shqiperi)

Rexhep DALLUPI: jo, asgje fare se nuk i dihet. Une e kishe ne facebook po e hoqe. Enkeleda BAKALLI: por per mua nuk eshte problem se jam grua...

Rexhep DALLUPI: edhe ty te kontrollojne zemra edhe pse je gru

Enkeleda BAKALLI: une jam si Xhull, nje grua

Rexhep DALLUPI: Xhull nuk kishte mumer kontakti et po per ta takuar...

Enkeleda BAKALLI: ketu te kthehem (kerkon udhezime per rrugen)?

Rexhep DALLUPI: po ketu...se i thashe ta takoje per te marre vesh ndonje gje..pastaj i jepja dicka sipas mundesive....edhe 500 euro per ta falenderuar.....

Enkeleda BAKALLI: kush e di si do perfundoje tani...por nuk e derguan ne Shqiperi apo jo? (kuptohet gjithmone nese e sollen Alfredi LULI-n per te vuajtur denimin ne Shqipert) Rexhep DALLUPI: varet nga denimi qe i kane dhene ketu...

Enkeleda BAKALLI: me vjen keq per ate se e kishte dhe gruan keshtu.. (ndoshta shtatzene), i shkreti do denohet per faj te tjeteve.

Rexhep DALLUPI: nuk eshte ashtu... se ai (Alfred LULI) punonte dhe fitonte... i pelqente, mori edhe leke dhe beri... dmth NOIZY (Emirjan BEU) nga ky (nga Alfred LULI) dmth ai cuni tjeter (furnizuesi i Noizyt) ka per te marre 500-600 mije euro. Noizy po me thoshte nje dite "u futa ne telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred LUU-1)" dhe ai tha (furnizuesi) "qe e vret por une nuk ia thashe kete. "Kete i thashe (Alfred LULI-t.) e kupton?" Nuk ia prezantova Fredit (dmth Noizy nuk in prezantoi Alfred LULI-it furnitorin)... ai (Alfred LULI) punonte me te tjeret,... sepse me pyeti si ishte (kokaina)? Une i thashe "Emirjan, nje nga cunat (buket) kishte formen e p..." dhe ai me tha "po jo, une i dhashe ate me 3 shtata", nth at (Alfred LULI) e ka marre diku tjeter. (dmth pa dijenine e Noizy-t, ai bleu kokaine nga nje furnizues tjeter.)

Enkeleda BAKALLI: ai punonte me te vellane (Gjergj LULI) dhe kete (Noizy-n) e ka mbajtur aq shume per....

Rexhep DALLUPI: shiko si ishte puna, Emirjani me tha qe ky (Alfred LULI) ne nje muaj me hogi 5-6 buke, ne 2 muaj hogi I buke e gjysem... (dmth me pare shiste per llogari te Noizy-t 5-6 kg ne muaj dhe pastaj vetem 1 e gjysem). Prit se ka dicka ketu, e kupton?

Enkeleda BAKALLI: e shikon si eshte puna zemra? Ai (Alfredi) punonte me te vellane (Gjergji) dhe me kete mbante marredhenie te mira..

Rexhep DALLUPI: po por me mire thuaj "vlla nuk punoj me dhe mos merr me" kurse ai shkonte ketej e andej... prandaj kishin dyshime per ate...donte te dinte ku e merrte... ai me tha (Noizy) "nuk ka mundesi qe te me heq vetem 2 buke e gjysem ne tre muaj" sepse ai heq 5 buke ne muaj sepse ka kliente qe marrin gjysem kile çdo muaj... se une e di dhe e di edhe ai... dmth qe per 6 bejne 18 buke, prit nje here... kurse ai ka hequr 2 e gjysem ... pastaj i kisha thene edhe per hashashin ne janar... "o Fredi (Alfred LULI) ose punohet me mall (kokaine) ose me .. kurse ai i tha "jo Emirjan (Emirjan BEU), rri i qete se nuk punoj me (dmth me hashash), kurse tani e kapen me hashash, kupton? Kurse Emirjanit i tha qe nuk e bente...


Lajmi kryesor:

PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh