DOSJA ‘Plumbi i artë’/ Si dhe kush e përgatiti hedhjen në erë të shtëpisë së Talo Çelës! Rrëfejnë të dy të penduarit e drejtësisë! U pagua 20 mijë euro

DOSJA ‘Plumbi i artë’/ Si dhe kush e përgatiti hedhjen në erë të shtëpisë së Talo Çelës! Rrëfejnë të dy të penduarit e drejtësisë! U pagua 20 mijë euro

1653027537_1604561716talocelabujarcela.jpg

Organizatori i vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e Talo Çelës ka qenë ish miku i tij i ngushtë Nuredin Dumani, edhe pse atentatin nuk e bëri pasi në atë kohë ndodhej në Kosovë. Këto detaje i ka rrëfyer vetë Dumani.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv, është i plotë rrëfimi i Dumani i cili tregon me detaje se pse ka ndodhur dhe si u organizua atentati.  Dumani ka thënë se këtë atentat e ka bërë për llogari të Arjan Spahisë, i cili kishte dhënë 20 mijë euro, ndërkohë që Dumani e kishte ‘deleguar’ porosinë të Henrit Hoxhaj dhe i kishte dhënë 15 mijë euro.

Henrik Hoxhaj, së bashku me Skerdi Tasin kanë shkuar në mëngjes në shtëpinë e Talos dhe kanë vendosur eksplozivin në dy shtylla të shtëpisë, por që ka rezultuar dështim, pasi banesa nuk ka rënë e gjitha në tokë siç ishte planifikuar, por ka patur vetëm thyerje xhamash dhe disa dëme të tjera.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka dëshmuar edhe vetë Henrik Hoxhaj, i cili ka konfirmuar gjithçka që ka deklaruar Dumani.

Rrëfimi i plotë i Dumanit për këtë ngjarje

“……Një ngjarje tjetër për të cilën dua të jap shpjegime është rasti kur i kam vënë eksploziv shtëpisë së Talo Çelës. Këtë ngjarje e kam organizuar unë për llogari të Arjan Spahisë. Fillimisht kam siguruar një sasi lënde plasëse prej rreth 5 kg. Lëndën plasëse nuk jam i sigurtë se ku e kam gjetur, por di se e kam blerë. Lëndën plasëse e kam marrë të përgatitur me sa mbaj mend tek kushëriri i Elio Bitrit për të cilin kam dhënë shpjegime më lart. Pasi sigurova lëndën plasëse kam biseduar me Henrik Hoxhajn (Riku) të cilit i kam ofruar 15.000 Euro që të bënte vendosjen e eksplozivit. Riku pranoi dhe di që e ka kryer vendosjen e eksplozivit së bashku me nipçen….Faktikisht nga shpërthimi nuk u shemb e gjithë shtëpia. Riku me ka thënë se e kishte ngjitur eksplozivin në dy kollona të banesës së Talo Çelës. Në kohën që është vënë eksplozivi unë isha në Kosovë dhe me Rikun komunikoja në telefon me aplikacionin Sky. Për këtë ngjarje unë i kam dhënë Rikut shumën prej 15.000 Euro. Pagesën ma ka dhënë Arjan Spahiu i cili më dha 20.000 Euro dhe gjithë shumën unë ja dhashë Rikut. Riku më ka thënë se paratë i ka marrë nga i njëjti person që i kishte marrë edhe në rastin e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Unë u nxeha me Rikun duke i kërkuar llogari se përse nuk e kishte kryer punën tamam dhe ai e pranoi gabimin”, ka thënë Dumani

Rrëfimi i plotë i Hoxhaj për këtë ngjarje

Në Elbasan unë kam kryer edhe një vepër tjetër konkretisht në vitin 2020 koha e saktë nuk më kujtohet kam vendosur lëndë eksplozive në banesën e shtetasit Talo Çela. Nuredin Dumani më ka kërkuar që të vendosja lëndë eksplozive tek shtëpia e Talo Çelës e cila ndodhet në Bradashesh tek ura pa vajtur tek magazina e Dines. Për këtë gjë Nuredini më ka ofruar shumën 15-20 mijë euro nuk e kujtoj shumën e saktë për momentin. Unë e kam marrë përsipër ta kryeja dhe kam porositur një sasi lënde eksplozive mund të ketë qenë rreth 500 gram e përgatitur me kapsolë detonatore me fitil që ndizej me zjarr. Lëndën eksplozive ma ka përgatitur një person të cilin nuk e njoh me emër pasi nuk kam dashur të hyj në muhabet me të. Bombat e përgatitura kanë qenë dy pasi kemi dashur ta rrëzojmë shtëpinë nga themelet. Pasi kisha marrë bombat e përgatitura jam nisur nga Tirana me një automjet Hyundai të cilin e kisha marrë me qera dhe kam qenë në makine së bashku me shtetasin Skerdi Tasi. Në orët e para të mëngjesit kam arritur tek shtëpia e Talos e cila ishte dy katëshe dhe ishte e braktisur. Unë kam qëndruar tek makina me pistoletë në dorë ndërsa Skerdi ka vendosur bombat njërën tek kollona e parë dhe tjetrën tek e dyta dhe u ka vënë flakën fitilit. Pasi Skerdi ndezi fitilin menjëherë jemi larguar me automjet drejt Tiranës dhe para se të hynim në tunel tek rrotondo kam ndaluar mjetin pasi doja të dëgjoja shpërthimin. Pasi e kam dëgjuar shpërthimin jam nisur për Tiranë bashkë me Skerdin./ Shqiptarja.com


Lajmi kryesor:

DOSJA ‘Plumbi i artë’/ Avokati dha 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan, 4 emra të njohur të krimit kërkuan 'kokën' e Sokol Sanxhaktarit për 200 mijë euro! Aplikacioni ku bëheshin 'pazaret'


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja