Me vendim të GJKKO, Ermal Kurtulaj është liruar nga qelia dhe është vendosur nën arrest shtëpie.

Kërkesa e tij për zbutje të masës së sigurisë erdhi pas kthimit të dosjes për plotësim hetimesh në SPAK.

GJKKO i la afat 30 ditë prokurores Elida Kaçkini të plotësojë hetimet duke i caktuar disa detyra. Kurtulaj akuzohet për korrupsion pasiv, shkelje në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe mashtrim në bashkëpunim.

Edhe ish-ministri Ilir Beqaj njëherazi ish drejtor i SASPAC pritet t'i drejtohet GJKKO për zëvendësim mase.

Lajm në përditësim…

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.