Greqi- Policia greke zbardh një pjesë të emrave të implikuar në ngjarje kriminale, që i përkasin të paktën 5 organizatave të ndryshme, të goditura pas hetimeve të platformës së koduar SKY ECC.
Numri i të arrestuarve ka shkuar në 24 persona, kurse 7 bëhet me dije se janë ende në kërkim. Në dosjen hetimore janë të përfshirë të paktën 15 shtetas shqiptarë (njëri i vdekur, Aleksandër Sadikaj), disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e grupeve kriminale.
Sipas policisë greke, një grup kriminal drejtohej nga shqiptarët Denis Grabocka dhe Andon Salati, e që njihej si klani Grabocka-Salati, kurse i dyti drejtohej nga Aleksandër Sadikaj (i vrarë në Shqipëri në vitin 2022), i treti nga Aleksandro Pando, ndërsa grupi i katërt nga greku Dhionisio Siountri.
Hetime bëhen edhe për një grup të pestë, shkruan media greke.
Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen deri në 106 episode deri tani, nga 70 që ishin raportuar më parë, e që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për sasitë 1 ton e 784 kg marihuanë dhe 43,7 kg kokainë, transportin dhe pastrimin e parave.
Gjithashtu tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi, si dhe vrasjen e tij disa javë më pas.
Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro.
Në dosje duket se del edhe emri i Aleksandër Sadikajt, i vrarë në afërsi të TEG-ut në Tiranë, në muajin Qershor të vitit 2022, me bombë të telekomanduar në makinë, në kuadër të luftës mes organizatave kriminale të narkotrafikut në linjën Shqipëri-Greqi.
Grupet kriminale:
Grupi “Grabocka-Salati”
-Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça
-Andon Salati, 32 vjeç nga Vlora
-Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj
-Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
-Meriol Grabocka, 39 vjeç nga Korça
-Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora
-Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora
-Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora
-Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana
-Armand Kola, 32 vjeç
-Gjithashtu anëtarë ishin edhe 9 grekë, 1 moldav, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 përdorues të paidentifikuar të “Sky ECC” dhe “Encrochat”.
Grupi “Aleksandër Sadikaj”
-Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj
-Viktorio Qytyku, 30 vjeç
-Elson Hajredini, 34 vjeç
-Si dhe një përdorues i paidentifikuar i aplikacionit “Sky ECC”.
Grupi “Aleksandro Pando”
-Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
-Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora
-Si dhe 5 përdorues të paidentifikuar të aplikacionit “Sky ECC”, 2 prej të cilëve anëtarë edhe në grupin “Grabocka – Salati”.
Grupi kriminal “Dhionisio Siountri”
-Përbëhej nga 2 shtetas grekë dhe 3 të paidentifikuar.
SHQIPTARËT E PËRFSHIRË:
I VDEKUR:
-Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nga Memaliaj
TË ARRESTUAR:
-Denis Grabocka, 36 vjeç nga Korça
-Meriol Grabocka, 39 vjeç nga Korça
-Andon Salati, 32 vjeç nga Vlora
-Kostandin Salati, 37 vjeç nga Vlora
-Andrea Salati, 65 vjeç nga Vlora
-Enea Pando, 35 vjeç nga Vlora
-Aleksandro Pando, 30 vjeç nga Vlora
-Nikolla Pando, 64 vjeç nga Vlora
-Eglantina Pando, 57 vjeç
-Ermal Loli, 37 vjeç nga Tirana
-Armand Kola, 32 vjeç
-Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Vergo, Delvinë
NË KËRKIM:
-Elson Hajredini, 34 vjeç
-Viktorio Qytyku, 30 vjeç
Gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 9.5 kg marihuanë (një pjesë e llojit SKUNK), 1450 bimë narkotike cannabis sativa, rreth 1.3 kg kokainë, 4 pistoleta, 1 çifte, 463 fishekë, 1 silenciator, 1 tytë arme, 6 krehëra, 16 thika, 2 shkopinj, 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 17 lëndë piroteknike, 6 peshore, 1 grirës droge, materiale për vjedhje, 1 orë e shtrenjtë, 49 celularë, 4 laptopë, 3 tableta, 1 kartë identiteti false, 1 numërues kartëmonedhash, 1 hard disk, mbi 30 automjete, 7 motorra, 475.300 euro, 7.400 lekë shqiptare, 160 dollarë australianë, 2 senti ganeze, 140 slot polake, 160 dirham të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 lirë floriri.
Të dyshuarit jetonin kryesisht në banesa luksoze dhe udhëtonin me automjete të shtrenjta, me të ardhura kryesisht nga veprimtaritë e paligjshme.
Nën akuzën e pastrimit të parave ka rënë në pranga edhe Eglantina Pando, 57 vjeç, si dhe një greke e një kinez, ndërsa një përdorues i aplikacionit “Encrochat” që kryente transport parash me sistemin “Hawala” është i paidentifikuar.
Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë për vepra të tjera penale edhe Marjus Pashaj, 28 vjeç nga Delvina dhe një shtetase greke.
Droga dhe provat e tjera materiale të sekuestruara gjatë një operacioni
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Dhjetor, 10:15
Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?
-
Veliajt
63.1%
-
Berishës
24.6%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 4888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Greqia dhe Shqipëria, arrestohet në Angli vrasësi shqiptar
11 Dhjetor, 19:49
-
Përballja Gazment Bardhi-Edmond Sula në gjyq, dështon seanca e parë në GJKKO! Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi deputetin për akuzat lidhur me Sky Ecc
11 Dhjetor, 13:00
-
Vrau gruan me çekiç dhe e fsheu një javë në papafingo, mbetet në burg 39-vjeçari shqiptar! Qan dhe shpreh pendesë: Më kapi paniku kur mësova se vdiq
10 Dhjetor, 17:16
-
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës! Numrat e telefonave të bosëve të drogës, përgjimet në SKY ECC dhe lidhja me MATRIX
9 Dhjetor, 21:19
-
Dosja SKY ECC/ E-maili që zbuloi oficerin grek të Antidrogës dhe lidhjet me bosin shqiptar të narkotrafikut! Europoli dërgoi mbi 3 mijë dosje, si funksiononte rrjeti
9 Dhjetor, 17:25
-
Greqi/ Vrau gruan dhe e fshehu në papafingo, shqiptari i penduar për krimin: M’u errësuan sytë, do doja ta ktheja kohën pas
8 Dhjetor, 20:50
-
Dosja ‘Sky ECC’ në Greqi, Zbardhen përgjimet/ Sandër Pemaj: Deri fund të shtatorit do jemi mbretër të Athinës
8 Dhjetor, 17:13
-
Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese
8 Dhjetor, 07:47
-
Krimi në Greqi/ Pasi e vrau me çeçik shqiptari u shkroi fëmijëve nga telefoni i mamasë së tyre: Ika në Patra, vij t'ju marr kur të bëj letrat
6 Dhjetor, 21:28
-
Zbërthimi i Sky ECC në Greqi godet 5 organizata kriminale me 20 të arrestuar! Përgjimet zbardhin dhe atentatet dhe vrasjen e sarandiotit Ari Papa
6 Dhjetor, 12:43
-
Shqiptari vrau gruan me çekiç në Greqi, fqinjët në Fier: Na vjen keq për fëmijët, nuk e dinin që jetonin me kufomën e nënës në shtëpi
6 Dhjetor, 11:45
-
Krimi në familje në Greqi, foto e shqiptares që u vra nga bashkëshorti e trupi iu fsheh 1 javë në papafingo! Burri telefoni vetë policinë
6 Dhjetor, 08:24