Bombë me telekomandë makinës në lëvizje, vdes 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj! Viktima pronar i një super resorti në Memaliaj! Dyshohet si autor i një vrasjeje në Athinë për drogë

TIRANË- Një 27-vjeçar është ekzekutuar mesditën e kësaj të shtune në aksin e njohur Sauk-TEG në një atentat të mirfilltë të organizuar kundër tij. Autorët kërkonin vdekjen e të riut, pasi i kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes. Viktima është identifikuar si Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç, nga Berati, por që jetonte në Memaliaj, origjina e nënës, ku dhe kishte një resort në emër të tij. 27-vjeçari ishte një person me precedentë të theksuar kriminal, për rrjedhojë pista kryesore e hetimeve është e shkuara e tij. Report Tv ka siguruar pamje pak pas shpërthimit, teksa mjeti u përfshi nga flakë të mëdha.

Si ndodhi ngjarja?
Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO, jo në pronësi të tij, me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm. Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, por ia ka dalë që të dilte vetë nga makina, siç shihet edhe në foton që Report Tv disponon. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t'i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Kush është Aleksandër Sadikaj?
27-vjeçari Aleksandër Sadikaj është një njeri me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve. Ai rezulton pronar i një resorti me pistë hipizmi, i njohur si “Sancho Farm Albania” në Memaliaj, vendi i origjinës së nënës. 3 vite më parë, në korrik të 2019 ai ishte i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale ku ka tentuar që të vrasë me thijë 40-vjeçar nga Vlora Berti Tahiraj, pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Ndërkohë, rezultonte ai autorë i disa vjedhjeve apo kundërshtimeve të urdhrave të policisë. Përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh ai dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës. 

Pista kryesore e hetimeve
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për mbledhur prova që mund t’i çojnë drejt autorëve të mundshëm, ndërsa janë marrë edhe kamerat e sigurisë së një karburanti aty pranë. I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë Kriminale Tiranë, Tonin Vocaj. Pistë kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e të riut. Megjithatë pritet që të shikohet nëse ai ka pasur ndonjë konflikt së fundmi. Për të hedhur më shumë dritë, pritet që të merren në pyetje familjarët e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
Atentati në Tiranë, detaje të reja nga jeta kriminale e viktimës! 27-vjeçari i dyshuar për një vrasje në Athinë para 5 vitesh

1654959520_page.jpg

Viktima e sotme, Aleksandër Sadikaj, përveç akuzave të tjera ndër vite, para 5-6 vitesh dyshohet se ka kryer një vrasje në Athinë për prishje pazaresh për drogë. 

Ora 18:55
Atentati ndaj 27-vjeçarit në Tiranë, FOTO pak minuta pas shpërthimit të mjetit, qytetarët të tmerruar dalin nga makinat

1654966511_page.jpg

Report Tv ka siguruar foto vetëm pak minuta pasi ndodhi atentati ku u ekzekutuar Aleksandër Sadikaj. Siç shihet në pamje, qytetarët kanë dalë të tmerruar nga makinat e tyre, teksa në zonë është bërë një trafik i rënduar, i cili është liruar pas disa orësh.

Ora 17:14
Sot u ekzekutua, 27-vjeçari në 2019 tentoi të vriste një 40-vjeçar, e qëlloi 3 herë me thikë (DETAJET)

1654955196_Sequence03.00085411.Still020.jpg

Aleksandër Sadikaj, i cili u ekzekutua sot në Tiranë, ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasjeje, Report Tv ka mësuar detaje të reja, ku mësohet se bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Mësohet se ai ka qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe në gjoks 40-vjeçarin nga Vlora, Berti Tahiraj, i cili gjatë transportimit për në spital u aksidentuar me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mish-Peshkut”. Lidhur me këtë ngjarje, ditën që ndodhi Sadika u shpall në kërkim teksa në 30 korrik mori dhe masën e sigurisë në mungesë "Arrest në burg" nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e ka mbyllur këtë dosje.

Ora 16:34
Me këmbët e gjymtura dhe i bërë zi nga tymi, foto e 27-vjeçarit pak para se të vdiste, qytetarët e marrin prej krahu ta nisin në spital (FOTO)

1654957895_page.jpg

Report Tv ka siguruar një foto vetëm pak minuta pas shpërthimit me tritol në makinë, ku shënjestër ka qenë Aleksandër Sadikaj. Në foto, shikohet teksa Sadikaj i është dhënë ndihma e parë nga disa qytetarë. Sadikaj shfaqe i "shpërfytyruar" i bërë zi nga tymi, teksa nuk mund të ecë dot për shkak se kishte humbur këmbët.

Ora 16:10
Me këmbët e gjymtuara, momenti kur 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj del nga makina pasi iu vu tritoli

1654956618_page.jpg

Report TV ka siguruar foton nga momenti kur Aleksandër Sadikaj ka dalë nga automjeti që shpërtheu si pasojë e tritolit të vendosur, teksa mund të shihet edhe që 27-vjeçari ka humbi 2 gjymtyrët e poshtme, këmbët.

Ora 15:45
Del FOTO/ Ky është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj që u ekzekutua sot në Tiranë

1654955234_Sequence03.00085411.Still020.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Mësohet se ai është ekzekutuar ditën e sotme në një atentat të mirëorganizuar.

Ora 15:44
U ekzekutua sot në Tiranë, kush është 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, me precedent të theksuar kriminal, nga vjedhje të vrasja në tentativë

1654951653_Screenshot2.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me të shkuarën e 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, i cili mësohet se është me precedent të theksuar kriminal. Ai është me origjinë nga fshati Mbollan. Ka jetuar në lagjen '22 tetori' në Berat, por shtëpinë e ka shitur para 4-5 vitesh. Prindërit i janë divorcuar dhe ai jetonte me nënë e tij në Tiranë.

E shkruara kriminale e Aleksandër Sadikaj
Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, lindur në Berat, banues së fundi në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Më 09.04.2011 është arrestuar në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

Më 30.04.2011 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Më 31.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23.08.2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

Më 29.05.2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

Më 09.07.2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup;

Më datë 30.07.2019, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

Ora 15:36
Makina 'e pushtuar' nga flakë, FOTO pak minuta pas atentatit ndaj Aleksandër Sadikajt

1654954692_page.jpg

Report TV sjell foto të makinës në të cilën po udhëtonte Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën si pasojë e atentatit që iu bë në Tiranë. Fotoja është shkrepur vetëm pak sekonda pasi ndodhi shpërthimi i fuqishëm, teksa makina është përfshirë nga flakët.

Ora 15:00
Shpërthimi me bombë i makinës, mbërrin në vendin e ngjarjes Drejtori i Policisë Kriminale Tiranë

 

Drejtori i Policisë Kriminale të Tiranës, Tonin Vocaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku iu bë atentat 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj i cili mbeti vrarë.  

Ora 14:54
Shpërthimi i makinës në Tiranë, ja sasia e tritolit që i ishte vendosur

1654950935_TRITOLMAKINA.jpg

Makinës që shpërtheu në Tiranë, dyshohet se i ishte vendosur një sasi prej 150 gramësh tritol.

Ora 14:26
DETAJET nga atentati në Tiranë, makina u shpërthye nga bombë me telekomandë, viktima doli nga mjeti pa gjymtyrë

 

Shpërthimi i makinës në Tiranë është bërë me bombë të telekomanduar teksa ajo ishte në ecje. Report Tv mëson se 27-vjeçari, drejtues i mjetit, ka dalë vetë nga mjeti pas shpërthimit pa gjymtyrë, por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda që mori, e për pasojë ndërroi jetë.

Ora 14:17
Iu vu eksploziv, VIDEO pas shpërthimit të makinës! Mbulohet me tym e gjithë zona

 

Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i shpërthimit të makinës në aksin Sauk-TEG. Ku në një moment të videos

Ora 14:14
Shpërthimi me tritol makinës në Tiranë, ndërron jetë drejtuesi i mjetit (FOTO nga vendi i ngjarjes)

 

Drejtuesi i mjetit që iu vu tritol në makinë, ka ndërruar jetë. Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç nuk mundi ti mbijetonte plagëve të rënda që mori si pasojë e shpërthimit.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 14/06/2022 02:51

    KESHTU duhet t'ia beni dhe gjyqtareve dhe prokuroreve ,,qe lirojne kriminelet....

    Përgjigju
  • Scutari: 11/06/2022 21:08

    Arrestuar per here te pare më 09.04.2011, dmth kur ka qene 16 vjeç! Me aktivitetin qe shenohet me pas rezulton se sistemi i drejtesise shqiptare ka deshtuar ne rehabilitimin dhe edukimin e tij ne suksesin me te madh te mundshem! Drejtesia paska perfituar vetem shuma korruptive, sepse nuk citohet te jete denuar me gjithe ato vepra qe paska kryer dhe kjo i ka dhene krahe per te hyre thelle e me thelle deri sa ka hasur ne hundelesh me telekomande! Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • albioni: 11/06/2022 20:53

    KESAJ I THONE NJE DUMAN BIE,,QINDRA NGRIHEN...

    Përgjigju
  • toni: 11/06/2022 20:21

    Gjynah i ri, Shpiperia ishte nje here tani nuk ka me.

    Përgjigju
  • fatosi: 11/06/2022 19:50

    O ARJAN,,,,populli nuk ka shume faj,,faj ka qeveria qe nuk I fut njerezit ne pune,,,sepse I vjedh parate,,,e keshtu ata merret me vjedhjet e droge....

    Përgjigju
  • eduardo duerte: 11/06/2022 19:47

    HE,,BENI SI TE FORTE,,,VIDHNI,,DHE MERRUNI ME DROGE,,,,SE DO JUA FUSIN DINAMITIN NE BYTHE,,JO POSHTE MAKINES,,,E DO DILNI PA KOKE NGA MAKINAT.... JU RROFSHIN LEKET PASTAJ,,ATO LEKE DO JUA HANE GRATE ME DASHNORET...

    Përgjigju
  • Niku: 11/06/2022 18:05

    Kete fat pacin edhe ata gjyqetare e prokuror qe i lene te lire pa as 1 dite burge kriminelat.

    Përgjigju
    • @Niku: 11/06/2022 20:19

      Nuk e kemi ne kete fat jo. Gjyqtaret dhe prokuroret jane te lidhur me krimin dhe mbrohen nga vete krimi. Nese do zbatohej ligji nga drejtesia ashtu si duhej, 90% e ngjarjeve te tilla terroriste do ishij parandaluar.Drejtesia ketu i ks daurt e lyera me gjak.

  • Greg thyba: 11/06/2022 17:42

    Shum tragjike menyra se sa pabesisht dhe me mllef e vran ngushullime

    Përgjigju
  • skelari: 11/06/2022 17:33

    Taksirat i atij qe ka paguar vrasjen. Po te kishim nje shoqeri e nje sistem te organizuar sakte ky tipi do ishte ne burg pjesen me te madhe te jetes, por fatkeqesisht kemi ende nje perqindje te larte njerezish (edhe ne administraten e shtetit dhe drejtesise) qe per jetese luksi e prej pangopshmerise jane gati te sakrifikojne cdo ekujliber te shoqerise.

    Përgjigju
  • Zen Suma: 11/06/2022 14:59

    Telekomanda Top! ????

    Përgjigju
  • Arianit: 11/06/2022 14:28

    Albanistan prap cdo dit vrasje atentate tritol, nuk behet ky vend mo.

    Përgjigju
    • Fshati: 11/06/2022 15:15

      Duhet me kujtuar nganjehere historine, me shume se gjysma e popullit mendonin se Enveri vdiq pasi mendonte shume per popullin. Dhe tani eshte e njejta gje, gjysma mendon se ky vend nuk behet pa Berishen dhe gjysma tjeter pa Edin. Çfare lidhje ka me atentatin ? Vrasesi eshte nje anetar i mafies Berisha, ose mafies Rama. Viktima nuk ka lidhje me mafian dmth eshte i pa rendesishem per qeveritaret tane. Ngushellime families.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025