Kanë nisur tensionet e para në Bulevard. Një grup të rinjsh kanë goditur me gurë policinë.

Ata kanë thyer edhe xhamat e kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë policia ka bërë thirrje që qytetarët të largohen nga aktet e dhunës.

"Të nderuar qytetarë largohuni nga veprimet e dhunës", dëgjohet të thotë policia.


Lajmi kryesor:

LIVE- Protestuesit e maskuar thyejnë ndriçuesit e Kryeministrisë, sulm me gurë e kapsolla efektivëve e Kryesisë së Kuvendit, thyejnë biznese e banka te 'Kullat Binjake'! Ndërhyn policia