Report Tv ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të një prej grupeve më famëkeqe të Vlorës, atë të drejtuar nga Inez Hajrulla. SPAK ka arritur të zbardhë 2 atentate të ndodhura 5 vite më parë, atë të Gentjan Qarrit dhe Bledar Birçajt, me porositës Inez Hajrullës dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodashaj.

Nga operacioni i zhvilluar nga SPAK në mars të këtij viti, në pranga ra vetëm polici Rezart Kuçi, i përfshirë në trafikun e kokainës e gjithashtu i jepte informacione grupit Hajrulla mbi lëvizjet e autoriteteve policore. Askush prej grupit nuk u arrestua, as vetë Hajrulla. Masat e vetme të ekzekutuara është ajo e Flodian Plaku, i cili ndodhej në burg për një tjetër çështje penale dhe Hamëz Demushi i kapur në Zvicër.

Gentian Qarri u vra si pasojë e rivalitetit të Hajrullës me Fatmir Hysenin i njohur me nofkën ‘Doqja’. Qarri ishte ‘ushtari’ i Hysenit, i cili ishte i pamundur për tu arritur nga Hajrulla. Ky i fundit kishte vazhdimisht informacione se Fatmir Hyseni po përgatitej për ta goditur dhe në pamundësi për ta ekzekutuar drejpërdrejt, vendosën t’i prisnin krahët përpara se ai t’i sulmonte dhe në shënjestër u vu Gentian Qarri. Në bisedat e zbardhura nga SkyEcc, Hajrulla planifikon dhe dërgimin e policisë në 'folenë' ku qëndrojnë rivalët e tij, 'Tu çojmë shtetin'.

Dosja hetimore, zbardh edhe gjurmimin e kundërshtarëve përmes GPS që vendosin në makina, për të ndjekur lëvizjet dhe kryer ekzekutime. Informacioni që vinte nga grupi rival, Inez Hajrullës nuk i vinte rastësisht, por dyshohet se kishte një kontakt që e informonte për gjithçka, madje edhe për planin që ta hiqnin qafe atë dhe bashkëpunëtorin e tij Ervis Matodashajn.

SPAK thotë se këta dy të fundit, pra Hajrulla dhe Matodashaj, komunikonin me grupin që vranë Gentian Qarrin me porosi të tyre përmes radios. Faktet janë evidentuar pas kryerjes së ekzekutimit, ku dyshja në fjalë interesohet për çdo detaj gjatë bisedave në SKY ECC.

18 gëzhoja u gjetën në vendin ku u vra Gentian Qarri. Makina që përdorën autorët dhe që e dogjën ishte një “Toyota Auris” e vjedhur në Greqi. SPAK identifikoi vetëm Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën si porositës, financues dhe koordinues të veprimeve më datë 06.02.2021, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Gentjan Qarri. Ekzekutorët ende nuk dihet se kush janë.

Pjesë e grupit kriminal ishte dhe polici Rezart Kuçi. Faktet flasin se ishte vënë në shërbim të grupit të Vlorës, ku jepte informacione që u nevojiteshin. Në një episod, ai shfaqet duke biseduar me Flodian Plakun, 5 vite para se të arrestohej në gusht të 2025, në Orikum, si pjesëmarrës në ekzekutimin e Gentian Bejtjas në Fush-Krujë. Plaku kërkon informacione nga Kuçi për prezencë policie në banesën e tij në Vlorë, dhe pasi interesohet, kuptohet që është për një çështje të autoriteteve italiane, që i kishin dhënë lirinë po atë ditë, por që shihet shqetësimi i palëve mos është zbuluar diçka tjetër. Kuçi i thotë se është bërë me zell nga prokurori shqiptar, teksa e këshillon të qëndrojë disa ditë brenda banesës. Plaku nuk kursen batutat.

FLODJAN PLAKU: Vlla, tani me thanë që mi ka lënë prokurori sepse e ka marrë vesh që më kanë liruar dhe i ka lënë me shërbim ruajtje në arrest 24 orë derisa t’vij konfirmimi po besoj nesër maksimumi pasnesër vin dhe më lën t’lir

REZART KUÇI: S’besoj të ketë noi gjë për tu shqetësuar. Po pse i ke q*re gruan ti atij? Që e paska marrë kaq me vrullë ai. Ok shumë mirë

FLODJAN PLAKU: Po i ka ardh inat pse s’më çoj në Itali e më liroi Italia më para hahaha

REZART KUÇI: Mirë mos luj se si dihet. Se mos sjell noi shërbim tjetër përveç atyre që shef ti. Mbështillu në shpi sa të vijnë letrat

FLODJAN PLAKU: Po po vlla kudo vete se mezi i mbylla në Itali, më mirë duroj ca ditë brenda t’njoh dhe t’shpis se I kemi harruar fytyrën haha

REZART KUÇI Hahhaahhahahahhaha

Për këtë rast, punonjësi i policisë i ngarkuar me detyrimin ligjor për ruajtje të sekretit hetimor, zbatimin e ligjit, në kundërshtim të hapur me ligjin, ka nxjerr informacion konfidencial operacional, duke rrezikuar dështimin e operacionit, si dhe ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit, rendin juridik dhe besimin e publikut tek organet e rendit.

Në një episod tjetër, Rezart Kuçi, rezulton se ka shkuar me shërbim për kërkimin e një personi dhe në banesën ku ka shkuar ka gjetur një aparat celular. Gjatë këqyrjes së aparatit celular është evidentuar nga ana e tij një mjet gomone. Ai ia çon foton e Gomones Ervis MAtodashajt dhe ky I fundit I thotë se është e një shokut të tij. Pasi mëson këtë, oficeri e fshin foton nga celulari I sekuestruar, duke dëmtuar provat materiale.

Tjetër episod, ku Rezart Kuçi, kontaktohet nga një përdorues i paidentifikuar nga SPAK në SKY ECC. I kërkohet informacion mbi vendndodhjen e një shtetasi me emrin Bujar A. Sipas kërkuesit, ka një detyrim 40 mijë eurosh për çështje droge dhe se jeton në Ankona. Pas disa orësh, Rezart Kuçi i dërgon të dhënat që iu kërkua nga bashkëbiseduesi shoqëruar me fotografi personale. Për detaje shtesë rreth vendndodhjes dhe profilit të personave që kërkon, oficeri i policisë lë takim në Tiranë, por pala tjetër nuk shkon, por i dërgon mikun e tij të interesuar. Kuçi flet me të edhe se sa para ti kërkojë.

REZART KUÇI: Ça thua s’je këtu ti?

РC70ТO: Ika mjes jam n’Tiran vlla janë te ‘Davinci’ ata çunat për 5 min aty po ulen. Ika se kisha takim mu desh patjetër të vija janë 600 mij euro borxh këtej nuk po më hyjnë në sy ato me 40 aty 20 hahaha...takoj ti po s’ke punë vlla ke Iliri i gjen

REZART KUÇI: O vlla duhet të ishe këtu sot. Ose e linim për ditë tjetër.

PC70TO: O vlla po kisha takim në Tiranë sot për punë Turqis po tako atë qerosin vlla atë shokun tim e njëjta është pa merak fol me të vlla. I thash e kam shok për ty por pa lekë nuk bëhen punët e di vetë ai vlla më tha ndaj fol pa merak me të. O vlla, më  thuj sa lek ti them, që mos të jesh siklet ti fare...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Oficeri i policisë ‘nën urdhrat’ e grupit të Hajrullës, i bën pagesën për Sky Ecc! Matodashaj ia nis lekët me furgon

Rezart Kuçi

Oficerit të Policisë së Shtetit Rezart Kuçit, ia paguante tarifën e telefonit sky ecc shtetasi Ervis Matodashaj, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës. Në dosjen hetimrore përfshihen implikimet e tij, në dhënie informacionesh, qoka kundrejt pagesave dhe angazhime të drejtëpërdrejta në trafikim të narkotikëve e gjithashtu disa nga episodet kryesore të trafikimit të drogëa dhe kapjet e tyre në disa shtete

REZART KUÇI: Fol icik me atë të sky se më mbyllet sot

ERVIS MATODASHAJ: Po i shkruajta

Dhe Matodashaj i dërgon mesazhin që I ka nisur një kontakti të regjistruar me emrin

“SERVISI”: O vlla më bëj një ofertë 6 mujore të të nis lekët me fugon se jam në Vlorë

SERVISI: 5 minuta është gati

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se personi nën hetim Rezart Kuçi, në cilësinë e opgj/shef krimesh, ka krijuar marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me shtetasin Ervis Matodashaj, i cili është i përfshirë në aktivitet kriminal. Në kuadër të kësaj marrëdhënie, personi nën hetim Ervis Matodashaj, ka kryer pagesën në vlerën 1200 euro, për rimbushjen e llogarisë të Rezart Kuçi, në aplikacionin e enkriptuar Sky EÇ. Pagesa është kryer në funksion të përdorimit të këtij aplikacioni për komunikim të fshehtë, të lidhura me veprimtari kriminale.

SPAK thotë se Kuçi ka pranuar përfitimin pasuror dhe e ka përdorur mjetin e komunikimit për shkëmbim informacioni me personat e përfshirë në aktivitet kriminal, dhe është i lidhur drejtëpërdrejt me funksionin e tij si shef krimesh.

Ora 16:45
Tentativa e dështuar e Inez Hajrullës për ekzekutimin e ‘ushtarit’ të rivalit/ Ekzekutorëve nuk u shkrepën armët, komunikimet me radio

Një tentativë për të ekzekutuar një person, pjesë të grupit rival të Fatmir Hysenit nuk ka rezultuar e suksesshme. Porosia e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj nuk është kryer pasi ka dyshime se armët nuk kanë funksionuar e për rrjedhojë nuk kanë shkrepur.

Pjesë nga dosja hetimore

Në orën 16:54, diskutojnë lidhur me plani që kanë për të kryer ekzekutim të personit/personave pjesë të grupit rival, duke përfshirë persona të tretë, si ekzekutor të porositur prej tyre. Nga analiza e komunikimeve del qartë se në këtë datë ata kanë arritur të afrojnë dikë për të kryer vrasje, por ka dyshime se nuk është kryer për shkak se ekzekutorët në momentin që kanë bërë shkrepjen e armës, ajo nuk ka bërë shkrepje për shkak të mosfunksionimit të armës. Komunikimi ndërmjet tyre bëhet ndërmjet pajisjeve radio:

Inez Hajrulla---ndize njer radion...

Ervis Matodashaj---po vlla...

Inez Hajrulla ---spo m kthejn me ata...e kan par m tha...

Ervis Matodashaj---po me duket sa e hapa...dergoj nje patrull ne nje vend...

Inez Hajrulla---ku... cvend...

Ervis Matodashaj--- per nje mjet te djeg... sedi vlla...

Inez Hajrulla---kur kq shpejt...

Ervis Matodashaj---se sa e hapa..

Inez Hajrulla---ca thon vlla...

Ervis Matodashaj---azgje vlla...spo flas...

Inez Hajrulla---shkruaj...atyre...atyre... se m genci tel...po se kan ber t presin t vej n rrugic...

Ervis Matodashaj---po iken nje mak na keto shigjetat ne ruge cifut...

Inez Hajrulla--- shkrruaj shpartsllimes...

Ervis Matodashaj--- pa sms...nuk me shkruajt...

Inez Hajrulla- i ka ngecur...

Ervis Matodashaj--- do ken ber na nje... se i vajti me blu... me shikon sms...

Inez Hajrulla--- do i ket ngec vlla... skan ber gj Akoma...

Ervis Matodashaj- pse e pe ti...ku esh... ai te than...

Inez Hajrulla-m thot ai njeriu...

Ervis Matodashaj---ok vlla shkruaj njeher...

Inez Hajrulla---asgje...jan n fer...tek ngushtica...ta presin...aty... se kemi rrugen... per ikje super...1 or mbas vete shteti...

Ervis Matodashaj -- ok vlla... ishalla mbarojm...me thuaj se po digjoj radion...

Inez Hajrulla---i thash tia ndezin t tdy vlla...n kemb...

Ervis Matodashaj---po mir vlla vetem ta mbarojn...erdhi... den...solli celsat... e mak qe ka ber me xhama te zinj...

Inez Hajrulla--- iku n an tj...

Ervis Matodashaj---ore... po nuk e kapen dot... iku ship...

Inez Hajrulla --- na dyqanet... e reja...

Ervis Matodashaj po do vi... ne shpi... mos tak njeri.

Sa më sipër, kuptohet qartësisht se shtetasit Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj janë porositësit për kryerjen e këtij atentati dhe mbajnë kontakte me ekzekutorët e porositur prej tyre në kohë reale. Madje, qartësisht kuptohet se mënyra e veprimit të ekzekutorëve jepet prej tyre.

Ora 14:45
Vranë Gentjan Sharrin për ‘t’i prerë krahët’ rivalit/ Si Inez Hajrulla e Matodashaj ruheshin nga një goditje e Fatmir Hysenit

1776084614_inezhajrulla.jpg

Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv, tregohet sesi Inez Hajrulla në biseda me Ervis Matodashajn, kërkojnë të zbulojnë vendndodhjet e Doqes (Fatmir Hyseni), Cipua (Armand Sulejmani) Elujs dhe Geco (Gentjan Qarri). Ky i fundit, i njohur ndryshe si ‘ushtari’ i Fatmir Hysenit, u bë shënjestra e grupit të Hajrullës me qëllim dobësimin e rivalit (Fatmir Hysenit), i cili kishte planifikuar goditjen e Hajrullës dhe shokëve të tij. Hajrulla kishte informacione se Hyseni kishte plane për t'i goditur, ndërsa paralajmëronte Matodashajn të mos dilte jashtë dhe të bënte kujdes. Vetë Hajrulla në atë kohë ndodhej jashtë Shqipërisë.

Gentjan Sharri u ekzekutua me mbi 20 plumba më 6 shkurt 2021 në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë. Gentjan Qarri është qëlluar në gjymtyrët e poshtëm dhe në gjoks, ku si pasojё е plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. 40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin ku dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët.

Pjesë nga dosja hetimore

Inez Hajrulla---po ke do bej...spask gje me ne...po ky...ke te gjej...geco...dhe?...kto muabete tani na kushua doqes...

Ervis Matodashaj te topat i bie...po ai ne tr thot qe nuk tak bashk...po cne tha per selenic vlla...e tha vet...ai...apo ngaqe ky ka ber fjal me ata kunat e seleni...ju hap ketit...kuptoj vlla...sesht geco...ai qe ri mbas shpis lul...e quajn judi...sedi kush esht ky gec...ka aerdh die tr mos jan per ata si mendon vlla?.

Në datën 31.01.2021, Ervis Matodashaj komunikon me Inez Hajrullën, ku për shkak të konfliktit që kanë, Inezi e paralajmëron Ervisin që të ketë kujdes, pasi ka informacione se nga grupi rival mund të tentojnë t'i dëmtojnë. Gjithashtu kërkon angazhimin e Ervisit për të gjetur vendndodhjen e "Doqes" si dhe është i interesuar për vendndodhjen e "Gecos". Për këto informacione ata udhëzojnë njëri-tjetrin për të komunikuar me persona të tretë, konkretisht:

Inez Hajrulla---hic vlla ktu...n hotel...kujdes mos dil fare vlla...jan gati ata rop*irat per dem...

Ervis Matodashaj -- ok vlla...

Inez Hajrulla--- e ke takuar ballin... vije pak linj vlla t meret me ate... qe ka info per doq...

Ervis Matodashaj ---o vlla e kam rakuat ka len nje muhabet do me thot vet tha... 

Inez Hajrulla ---ok vlla...ishalla...

Ervis Matodashaj --- ca do bejn ata rop*irat ca fiksohesh ara na i pari te i treti te han ka*in... 

Inez Hajrulla ---i kish then ati sh shpejt vllezrit do bejn dem se jan ktu t gjith dhe cipua e ka hequr familjen...

Ervis Matodashaj---po i gjen dot foto...

Inez Hajrulla---ate gecon shiko...

Ervis Matodashaj ---ku ri tani...te lokal tij...ku rinte...po un sedi kush esht gec vlla...duhet te mesojm ku ri...

Inez Hajrulla ---e ke perball me landin e frenave... trazballkanike vlla...

 Ervis Matodashaj ai gecua e ka pas shpin shpejt te pallat ciq kati 5... do puesesh njeher kokuq... mos e njeh e ka par ri me aty....

Inez Hajrulla---ok.