Dosja 'Toyota Yaris', Berisha akuza Bashës: U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale, por prokurorëve belg i dha një variant tjetër! PD: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner

Dosja 'Toyota Yaris', Berisha akuza Bashës: U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale, por prokurorëve belg i dha një variant tjetër! PD: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ia ka kursyer sot akuzat ndaj kryedemokratit Lulizim Basha ku, ndalur te dosja 'Toyota Yaris', ai tha se kreu i PD u thirr për bashkëpunim nga një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Nga Durrësi, teksa prezantoi kandidatin Ardian Muka në garën e 6 marsit,  Berisha tha se para hetuesve belgë ditën e djeshme, Basha dha një variant tjetër.

"Një njeri që ka rreshtuar 4 humbje njëra pas tjetër, u thotë shqiptarëve 'jam e ardhmja'. Çfarë depononi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. Kjo është njëra anë, u kap si mashtrues nën betim. Ferdinand hajde tha themi të vërtetën durrsakëve. Prokurorët e Belgjikës nuk janë të Ramës dhe nuk ka gjë që i thyen, u kishte dhënë një variant krejt tjetër, e ndërroi krejt pllakën, u konstatua se është mashtrim në betim, vepër kriminale, përveç të tjerave. Ja mbylli Edi Rama 'Toyota Yaris, por prokurorët e Belgjikës do i shkojnë deri në fund këtij operacioni", tha ai.

Po ashtu Berisha akuzoi Bashën se ka përfituar me tendera me qeverinë, duke përmendur edhe Portin e Durrësit. Sipas Berishës, porti është kthyer në pronë të Bashës dhe Ramës, teksa shton se kanë nisur të shesin sipërfaqe ndërtimi në port pasi e blenë atë nga investitori arab.

"Në rast se i hedh një vështrim Durrësit, portit, fushave përreth, trashëgimisë mahnitëse, historike të qytetit, vështirë se mund të gjesh kund një territor ku natyra dhe Zoti të kenë qenë më bujarë se me Durrësin. E megjithë këtë shtatin mijëra vjeçar të këtij qyteti, brigjet e tij i gërryen çdo ditë betoni nga lakmia, nga babëzia e papërmbajtur e një grupi njerëzisht që i janë përveshur Durrësit në kurriz dhe duan të pasurohen me çdo kusht. Mos u bëj hipokrit sepse të kanë votuar. Tetë vote në Durrës ka ndodhur beton gjushi dhe asgjë tjetër, por tani së fundmi në një javë të pashembullt, Edi Rama dhe Lulzim Brava i vërsulen Portit të Durrësit. Durris ka njohur edhe mynxyra, por porti ka qenë si objekt i shenjtë për këtë qytet dhe vjen një ditëm, gjejnë një arab multimiliarder e na thonë se portin e merr ai se do e bëjë si Dubai. Pronat e durrsakëve nuk mund të jenë pronë e kompanisë Rama-Basha. Emiri na del se pasi krijoi kompaninë me menaxherin e kompanisë së Lul Bravës, thotë nuk jam më. Ia shita. Kujt ia shiti, kompanisë Rama-Basha. Cila është kjo kompani që i bleu Emirit aksionit. Emri i saj është fshehur në skemat ofshorë të parave të pista. Është në emër të Edi Ramës dhe Lulzim Bravës. Mos bli asnjë metër katror nga mafia Rama Basha që kanë filluar të shesin sipërfaqe ndërtimi. Gjithçka do i nënshtrohet një procesi transparent. Porti është i qytetarëve të Durrësit. Zonja Sako përfaqëson 1005 Gjushin dhe asnjë njeri tjetër. Lulzim Brava njeriu i përzier me tendera me qeverinë si luani. Ka përfituar me tendera nga Saranda deri në Shëngjin. Basha me Ramën Portin, parkun e  4 hajdutëve në Tiranë", tha ai.

Partia Demokratike iu përgjigj këtyre akuzave, duke i konsideruar gënjeshtra nga një i shpallur 'non grata'. Teksa poston një video në Facebook, ku dëgjohen Berisha dhe Meta të thonë akuza për njëri-tjetrin, ndërsa sot janë aleatë, PD shkruan se Berisha, çfarë thotë sot nuk e thotë nesër. Sipas tyre, Berisha 'non grata' vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.

Dje, kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’. Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani. Ai theksoi se i qëndron çdo deklarata të mëparshme të tij, që ka bërë në parlament, në lidhje me këtë dosje. I pyetur nga gazetarët se nëse e tregoi burimin e informacionit, Basha tha se nuk do të dekonspirojë atë që ndodhi brenda SPAK.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
PD i përgjigjet akuzave të Berishës: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner, Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet

Partian Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Nga Durrësi, Berisha tha sot se Basha u thirr nga për bashkëpunim nga një organizatë kriminale, duke iu referuar dosjes së 'Toyota Yaris'. Për PD akuzat e Berishës janë vetëm gënjeshtra nga një njeri i shpallur 'non grata'. Në Facebook, PD ka publikuar edhe një video të Berishës dhe Ilir Metës, që para disa vitesh shanin e akuzonin njëri-tjetrin, ndërsa sot janë kthyer në aleatë.

"Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën", shkruhet në reagim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 12/02/2022 16:22

    ee po ike o sali se nje dite te gjithe nga kjo dynja ,po ti paske qene vertet maloke

    Përgjigju
  • Iris: 12/02/2022 02:51

    Pyetje:Nga e di Berisha se Basha e ka ndryshuar versionin,kush ia tha qe e nderoi,dhe cili eshte versioni i ri sipas Berishes?Kam pershtypjen qe Basha u tregua teper diplomatik ne deklaratat e tij pasi doli nga prokuroria dhe nuk beri ndonje aludim ndryshe pervec atyre qe ka thene perhere per kete ceshtje.

    Përgjigju
  • lavendola: 11/02/2022 22:00

    Obobo kush eshte President e kush ka qene Kryminister te dy Vagabonda, Hajduta, dhe te paturp! Rrituni shpejt dhe me Shkolla te larta o Brez i ri se keta Pleqte e lajthitur nuk lidhin dot Breket e tyre e jo me te drejtojne Shtetin hahaha.

    Përgjigju
  • Klm: 11/02/2022 19:54

    Bravo Sali, po tani është koha të vinë ca prokurorë të tjerë belgë enkas për ty...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë