Basha 2 orë në SPAK, i jep llogari prokurorëve belgë për 'Toyota Yaris': Çështja s'është mbyllur, i qëndroj çdo deklarate! Cili është burimi i informacionit? Nuk dekonspiroj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani.

Ai theksoi se i qëndron çdo deklarata të mëparshme të tij, që ka bërë në parlament, në lidhje me këtë dosje. I pyetur nga gazetarët se nëse e tregoi burimin e informacionit, Basha tha se nuk do të dekonspirojë atë që ndodhi brenda SPAK.

Basha theksoi po ashtu se ai dhe forca politike që drejton, mbështet SPAK dhe BKH dhe se është i gatshëm që të bëjë gjithçka në të mirë të hetimeve.

Duket se Belgjika nuk heq dorë nga zbardhja e dosjes "Toyota Yaris", ku u kapën 3.4 milionë euro, çështje e përdorur si një 'kalë beteje' nga opozita për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

3 prokurorë, 2 oficer dhe një shef policie nga Belgjika, janë takuar me prokurorë të SPAK dhe të prokurorisë Tiranë pikërisht për zbardhjen e kësaj dosje, por edhe lidhur me hetimet për një grup kriminal të trafikut të drogës, të cilët pastrojnë paratë në Shqipëri. 

Burime për Report Tv mësojnë se një grup kriminal i trafikut të drogës që është në qendër të hetimeve pastron paratë e aktivitet kriminal në Shqipëri, ku në të janë të përfshirë edhe zyrtarë, por ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë çështje.

Si u zbuluan 3.4 mln euro brenda makinës "Toyto Yaris

Më 22 qershor 2018, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.

Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje, ndërsa Gjykata e Posaçme vendosi që 3.4 mln euro që u kapën në portin e Durrësit  brenda  “Toyota Yaris” do t'i kalojnë shtetit.

Një shtetas gjerman pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por SPAK dhe GJKKO nuk ia pranuan duke e konsideruar të pabesueshëm.  Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje është dënuar Elvis Vladi  nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg.  Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg.  Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
'Gati të bashkëpunoj me drejtësinë belge', Basha flet pas dëshmisë në SPAK, i përgjigjet Berishës: Do luftojmë lidhjet e politikës me krimin, duan apo jo 'non grata-t'

Basha ka folur për mediat pasi dha deklarimet e tij në SPAK në lidhje me dosjen 'Toyota Yaris'. Kryedemokrati dha dëshminë e tij për rreth 2 orë, ku tha se është i gatshëm të ndihmojë drejtësinë belge. Ai iu përgjigj edhe Berishës, teksa tha se PD është e vendosur të luftojë lidhjet e  politikës me krimin, duan apo jo 'non grata-t' e shpallur apo të pashpallur ende.

"Kanë konfirmuar edhe njëherë të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë nuk është mbyllur, siç ka ndodhur më çështja këtu, parat ë e konfiskuara nuk i janë kthyer, hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund. Në këtë kuadër për herë të dytë do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, me drejtësinë e çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit. E bëj këtë me vetëdijen se ky është mision që i përket të gjithë shqiptarëve., Është 1 proces që bëhet, por të tillë ka shumë. Përmasat e bashkëpunimit të krimit me politikën në Shqipëri janë në përmasa unike. Siguroj shqiptarët se unë dhe PD jemi në dispozicion të drejtësisë belge dhe drejtësisë në tërësi dhe do jemi proaktivë në luftën tonë kundër krimit të organizuar, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit 'non grata' të shpallur apo të pashpallurit. Ju është thënë shqiptarëve që çështja është mbyllur që janë ndarë parat midis politikanëve të akuzuar dhe akuzuesve, të PD. Paratë janë konfiskuar dhe procesi vazhdon në Belgjikë. Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeje. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptarë", tha Basha.

Ora 18:12
Basha dëshmon në SPAK për Toyota Yaris, Berisha: Askush nuk e mori vesh rolin e tij në këtë organizatë kriminale

1643635685_saliberisha2.jpg

'Askush nuk e mori vesh rolin e tij në këtë organizatë kriminale', kështu deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha, teksa kryedemokrati Lulzim Basha ndodhej në SPAK, duke dhënë deklarimet e tij në lidhje me dosjen 'Toyota Yaris'. Komentet Berisha i bëri nga Vora, ku po ashtu se Basha votoi për zgjatjen e afateve të vettingut, para se të nisej për në Prokurorinë e Posaçme.

"Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqenëse ata që po punojnë aq shumë kundër jush, sot e kishin ditë të zezë. Ëngjëll Agaçit i doli dosja me general Lisin. Antimafia italiane është një prokurori e shkëlqyer që ndihmon kombin e vet. Sot në Tiranë kishin zbardhur një skuadër e tërë prokurorësh të Belgjikës. Lulzim Brava nëse ju kujtohet ju në parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota Yaris. Askush nuk e merr vesh cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale. E bënë votimin para se të nisej në prokurori”, tha Berisha.

Ora 16:48
Dosja Toyota Yaris, Basha mbërrin në SPAK për të dëshmuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK, ku mendohet se do të dëshmojë për dosjen Toyota Yaris, ku një grup prokurorësh belg kanë mbërritur në Tiranë prej 3 ditësh

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burimi: 10/02/2022 22:05

    Burimit e info e ke afer per trasport leksh e droge Bashke jeni ps pd lsi.. skeni parti, Keni 20 vjet qe beni kte pune dhe pse dikush eshte reklamuar Keni vazhduar ciklin por me emra te rinj.. Leket vazhdojne transportohen miliona euro Me autobuza linje me jashte me makina te salduara qe vijne per shitje Dhe qe i beni pagesat me banke sikur vertet po bleni makine, Por i ka dale boja, spi me uje kjo skeme!

    Përgjigju
  • Lola: 10/02/2022 19:29

    Zotnia ka vendosur te bashkepunoje me drejtesine belge se nuk ja pranojne certifikatat mjekesore si drejtesia jone. Ti shohim fundin... durim...

    Përgjigju
  • Turi.FR: 10/02/2022 17:30

    Ishalla nuk po e arrestojne, se mbaruan memet pastaj, nuk kemi se me ke te tallemi pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë