Dosja 'Tropoja'

Dosja 'Tropoja'

Ish-truproja e ish-presidentit Sali Berisha, Izet Haxhia, është marrë kohët e fundit në pyetje me orar të zgjatur në lidhje me veprat penale, për të cilat akuzohet për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.

I bindur se veprat penale të konsumuara nga Sali Berisha, nuk mund të amnistohen me “qyrk” juridik të “qëndisur” nga vetë autori i një mal me krime monstruoze, ai ka denoncuar një sërë krimesh të ish-shefit të tij, të cilat tashmë kanë shkuar në rreth 30. Ndër të tjera, ai denoncon dhe bëhet “dorëzanë” se Sali Berisha, duke vepruar nën moton “hidh gurin e fshih dorën” mban përgjegjësi penale për krimet si:

Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991, Vrasjet në shkollën e Bashkuar; Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar. Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve frikësimit disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit. Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tritol në shtëpinë e gazetares Zenpe Luka.Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend. Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë. Vrasja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e biznesmenit Remzi Hoxha. Hapja e depove të armatim- municioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në Dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit. Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyjeve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar. Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkë përgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede. Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me vrasjen në Qafë Luzh, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj. Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Koshtunicës, të UÇKS. Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane. Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorjes të çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, etjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt. Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe eleminimin e Azem Hajdarit. Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rezikshme për ndarje kombëtare. Etj.

Sidoqoftë, tashmë procesi i Izet Haxhisë është “kopsitur” nga SPAK dhe pritet të hapet së shpejti. Avokati i Izetit, Idajet Beqiri rrëfen se një një nga çështjet më të mprehta në këtë proces, do të jetë vrasja e Shkëlqim Haklajt më 4 janar 1998 e Shkëlqim Haklajt, prej nga filloi seria e vrasjeve në Tropojë që u mori jetën më shumë se 200 djemve të asaj krahine, duke kulmuar me vrasjen e Azem Hajdarit dhe grushtin e shtetit të 14 shtatorit.

Idajet Beqiri

Një ndër akuzat më të rënda që i bëhet Sali Berishës prej Izet Haxhisë është vrasja makabër ndaj Shkëlqim Haklajt. Kjo vrasje përbën fillimin e një masakre që pasoi me afro 200 vrasje të tjera zinxhir në Tropojë për motive hakmarrje. Përgjegjësi kryesor, frymëzuesi, urdhëruesi, menaxhuesi, “dirigjenti” dhe përfituesi prej këtyre vrasjeve, sipas provave që ka paraqitur Izet Haxhiaj para SPAK, është Sali Berisha. Dosja “Tropoja”, me deklarimet e hollësishme që ka bërë Izet Haxhiaj, si dëshmitar okular, dhe që si pikënisje të krimeve zinxhir që erdhën më pas, kishte vrasjen tragjike të Shkëlqim Haklaj me urdhrin e prerë, të drejtpërdrejtë të Sali Berishës, është “patatja” më e nxehtë që do ta “djegë” domosdo Berishën dhe ata që kanë mbetur gjallë nga Grupi i tij i strukturuar kriminal.

Tropoja, sipas Izet Haxhisë, për vetë pozitën gjeografike të saj, e evidentuar ballë për ballë me agjenturën e UDB-së, e sulmuar me të gjitha llojet e “armëve” prej kësaj agjenture tepër të rrezikshme dhe të përgatitur gjithashtu, posaçërisht gjatë viteve të sundimit të regjimit komunist në Shqipëri, e kishte ndarë Tropojën në dy “kampe”. Nga njëra anë qëndronin familjet e mëdha të vërteta atdhetare, që e donin me shpirt dhe sakrifikonin çdo gjë për Shqipërinë, sikurse ka qenë historikisht Familja “Haklaj”, dhe  në krahun tjetër kishte familje të cilat ishin rekrutuar prej UDB-së dhe bënin rolin e misionarit pro serb dhe kundër Shqipërisë.

Sali Berisha bënte pjesë, si një misionar potent në krahë të agjenturës serbe kundër Shqipërisë. Kështu që, egërsia e tij kundër Familjes Haklaj dhe disa familjeve të tjera atdhetare në Tropojë, ishte “patologjike”, e lidhur kryesisht me pozitën e përbetuar antiserbe të këtyre familjeve.

Në ngjarjet e marsit 1997, kur Sali Berisha rrëzoi shtetin dhe institucionet e tij dhe nxiti luftën civile në Shqipëri, për llogari të Serbisë, shkoi në Tropojë Shaban Memia, si i dërguar i posaçëm i Berishës, për të mobilizuar forca të armatosura që do të luftonin kundër “forcave rebele të Jugut të Shqipërisë”, Familja e Haklajve, me autoritetin e tyre atdhetar në Malësinë e Gjakovës, e ndali këtë maskaradë të turpshme antishqiptare. Vëllezërit Haklaj e shpëtuan Tropojën nga ky turpërim kombëtar, çka e revoltoi pa masë Sali Berishën, i cili u ndje i turpëruar edhe para “ustallarëve” të tij serbë, të cilët mendonin se agjenti potent i tyre, tashmë President i Republikës së Shqipërisë, do ta kishte fuqinë e duhur për të zotëruar trevën ku kishte lindur vet!

***

Ishte data 20 qershor 1997. Sali Berisha ishte ende President i Republikës, por “i rënë nga fiku”! Populli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, i ngritur masivisht në protesta popullore kundër një regjimi të urryer që sundonte prej më shumë se 5 vjetësh, të cilët, duke patur parasysh faktin se kishin përballë një “bishë” dhe një misionar të rrezikshëm, të agjenturës më të rrezikshme antishqiptare, u dhanë protestave përmasat e një revolucioni demokratik popullor, duke e rrëzuar atë “de fakto” në marsin e vitit 1997. Ishin shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sali Berisha, i shoqëruar nga eskorta dhe mbështetësit e tij, do të shkonte në Tropojë për të bërë fushatë elektorale. Për hir të së vërtetës, populli i Tropojës nuk e dëshironte këtë vizitë të Berishës, sepse nuk ia kishte parë “hajrin” për mirë gjatë 6 viteve në pushtet të tij. Nuhatja e tropojanëve ishte vërtetë pozitive. Ata mendonin se kjo vizitë e Berishës, posaçërisht në  këtë vit shumë të vështirë për Shqipërinë, do të sillte veç të këqija për Malësinë e Gjakovës, duke marrë parasysh faktin se si ishin ndarë njerëzit në këtë Malësi, nën ndikimin dhe frymëzimin e drejtpërdrejtë përçarës të Sali Berishës.

Në dalje të Fierzës, autokolona që shoqëronte Berishën, është bllokuar nga malësorët antiberishë. Halil Haklaj, njeri me influencë të madhe në Malësinë e Gjakovës, si një njeri që kishte mobilizuar shumë bij të kësaj treve duke i vënë në shërbim të UÇK-së, për çlirimin e Kosovës nga hordhitë pushtuese dhe kolonizatore serbe, e  konsideroi jo demokratike këtë veprim bllokimi me forcë për të mos e lejuar Berishën të hynte në Tropojë, dhe jo vetëm që zhbllokoi rrugën, por edhe garantoi shkuarjen pa problem të Berishës në Bajram Curri.

Në miting Sali Berisha filloi të fliste “si e jëma e Zeqos në majë të thanës”! Për ato që kishte nën lëkurën e tij, aludoi hapur kundër mbështetësve të alternativës antiberishë, duke i konsideruar si “të shitur të Beogradit”, si të lidhur me UDB-në e Serbisë!

Shkëlqim Haklaj, një djalë trim dhe atdhetar i spikatur, parandalues i planit të Berishës për të shkuar djemtë e Tropojës për të luftuar kundër popullit të Vlorës, që ishin ngritur në revoltë popullore, shkoi në podium, i shkuli mjetet e fonisë dhe e shau me fjalë të rënda, por të merituara Berishën, duke e akuzuar si njeri të mbrapshtë dhe të pandreqshëm, dhe që të qenurit e vet një agjent të vjetër të UDB, tepër dëmsjellës ndaj interesave kombëtare shqiptare, kërkon t’ua veshi familjeve atdhetare të Tropojës.

Sali Berisha u shpërfytyrua prej këtij akti të guximshëm të Shkëlqim Haklaj dhe pyeti tepër i revoltuar njerëzit pranë tij në podiumin e mitingut se cili ishte ky person.

I thanë se ishte Shkëlqim Haklaj!

Sali Berisha tha: “Të gjallë apo të vdekur këtë person sillmani në Tiranë.”

Azem Hajdari kishte një regjistrues dhe këtë moment, ashtu si edhe momente të tjera nga mitingu, i incizoi.

Në takimin e 2 shtatorit midis Muharrem Haklaj dhe Azem Hajdarit, në zyrën e këtij të fundit, ku babai i Shkëlqim Haklaj kërkonte të dinte pozicionin dhe rolin e Azem Hajdarit, kundër Familjes Haklaj,  Azemi i dha Muharremit kasetën ku ishte regjistruar dialogu i Sali Berishës me të vetët, për të sjellë të gjallë ose të vdekur në Tiranë Shkëlqim Haklaj.

Me këtë rast Azemi, pasi i dha kasetën me incizimin e urdhrit të Berishës kundër Shkëlqim Haklaj, bëri betimin kanunor se nuk kishte gisht në vrasjen e tij dhe në korridorin e zyrave të PD-së, pasi u drejtua nga zyra e Sali Berishës, i thotë Muharrem Haklaj: “Nga kjo derë përballë e ke të keqen…”!

***

Socialistët erdhën në pushtet pas zgjedhjeve të qershorit 1997. Ata vendosën në krye të Komisariatit të Policisë së Tropojës Fatmir Haklaj, vëllain e Shkëlqimit. Izet Haxhiaj pohon se kjo zgjedhje e socialistëve për të vënë në krye të Komisariatit të Policisë së Tropojës Fatmir Haklaj, u prit si “gjëmë” prej Berishës. Ai u bë vërtetë si bishë, nga urrejtja, duke e konsideruar si sfidë që po i bëhej atij personalisht. Ishte data 4 janar 1998. Shkëlqim Haklaj kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punën si polic në Doganën e Qafë Prushës.

Në bazë të urdhrit të Sali Berishës, i cili u rigjallërua me shumë urgjencë prej tij, pikërisht kur Fatmir Haklaj u emërua Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, ndërsa Shkëlqimi u emërua polic në Qafë Prushë, tre persona të Berishës i zunë pritë në Qafë Luzhë Shkëlqim Haklaj dhe e vranë.

Urdhëruesi i kësaj vrasjeje dihej, sepse ai urdhrin e dha në miting, urdhri i tij është i incizuar në kasetofon dhe kjo provë ndodhet tashmë pranë SPAK, në dosjen “Tropoja” që kanë formësuar hetuesit me deklarimet e Izet Haxhisë.

Problemi është se kush ishin tre ekzekutorët e Shkëlqim Haklaj?

Halil Haklaj, vëllai i Shkëlqimit, bëri hetimet e nevojshme. Një dëshmitar okular nga Bytyçi, Vlad i Pacit, çoban me bagëti, i deponoi çfarë kishte parë:

Tre persona, Gani Neza,  Rasim Lumneshi dhe burri i mbesës së Sali Berishës, Selim Hoxha, të armatosur “gjer në dhëmb”, ishin personat që i bënë prit Shkëlqim Haklajt dhe e vranë.

Rasim Lumneshi kishte një telefon satelitor në duar ditën e kësaj vrasje… Këtë telefon e kishin blerë shtrenjtë në Zvicër njerëzit e FARK-ut të Bujar Bukoshit. Ata e kishin vënë në dispozicion të Sali Berishës, i cili ia kishte dhënë Rasim Lumneshit ditën e ngjarjes së 4 janarit të vrasjes së Shkëlqim Haklaj.

Vrasja e Shkëlqim Haklaj u bë në orën 16.00 të datës 4 janar 1998. Në orën 16.30 në Selinë e PD-së në Tiranë u bë i ditur ky njoftim. Ende nuk ishte vënë në dijeni për këtë vrasje as Komisariati i Policisë Tropojë,  as Ministria e Brendshme, sepse ende rrjeti i komunikimit të kohës ishte shumë problematik, për mungesë të telefonisë. Ndërsa Berisha u vu në dijeni menjëherë, në saj të telefonit satelitor që i kishte vënë në dispozicion Rasim Lumneshit.

Të vërtetën që Halil Haklaj dhe e gjithë familja e tij e di gjithë skemën e vrasjes së Shkëlqim Haklajt, urdhëruesit dhe ekzekutorët e tij, e tregon më së miri fakti që… Rasim Lumneshin e vrau “Shota e Haklajve”, Zylfija, Gani Neza është vrarë…

Pas vrasjes së Shkëlqim Haklaj, Tropoja u përgjak rëndë, në kufijtë e një masakre të pashembullt, me afro 200 tropojanë të vrarë, një gjenocid i vërtetë. Dhe pse?! Sepse kështu deshi dhe urdhëroi Sali Berisha!!

“Dosja Tropoja”, e kompletuar me prova dhe fakte të pakontestueshme prej Izet Haxhisë dhe Familjes Haklaj, është “patatja” më e nxehtë që i djeg duart e lyera me gjak të Sali Berishës…/Dita

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Syl: 07/02/2020 21:42

    Po cfar jane kto qe trillojn tani qe ska ku te shkojn ky dhe nxjerr teorina pa lidhje po ti ke qen bes prer edhe buken qe ta kan jepur tu beft haram se sdo gezosh me dite te bardh po do cofesh aty ne burg se ashu e meriton te vuajsh avash se plumi esht teper i mire per ty

    Përgjigju
  • Silvia: 07/02/2020 08:33

    Kur do oergjigjet Sala per krimet ne kete vende

    Përgjigju
  • Cubi: 06/02/2020 17:13

    Kur do vij ajo dit qe perbindeshi i shqiperis te mar ate qe duhet ta merte nga 25 vjet. Do kishim bere shum perpara pa kete bajg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira