Ditën e sotme, më 27 korrik, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të rifilluar, ose jo, ndjekjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit.
Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkojnë pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Gjykimi ditën e sotme do të behet nga gjyqtari Erion Çela pa praninë e palëve.
Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehet se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.
Ata i 'rikujtojnë' Gjykatës së Posaçme se një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari dhe se ky është funksioni pse u bë edhe Reforma në Drejtësi.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes.
SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë çështja është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.
Disa nga pikat në letrën e familjes Durdaj, drejtuar GJKKO:
-ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete
- dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale
- gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.
- nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t'i hequr pengesat antikushtetuese.
- Në fund të fundit, një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari, dhe ky është funksioni kryesor pse u bë reforma në drejtësi.
( Kliko këtu për parashtrimet e viktimave të krimit)
Po sigurisht qe do gjykohet, por me provat qe ka mbledhur prokuroria e 2008. A do kerkohet hetim i thelluar? Kjo eshte pyetja.
PërgjigjuNeqoftese gjykata nuk e merr ne konsiderate kerkesen e spak-ut atehere del ne pah se keto gjykata nuk kane ndermend te veprojne drejt por ti nenshtrohen presionit te krimineleve,te korruptuarve,por une shpresoj se kete rast vendimi do te jete i drejte ne favor te kerkeses se spak dhe familjes se demtuar nga keto individe te papergjegjshem
PërgjigjuKot lodheni ne fund te fundit ca jan kategori drejtora ministra krytar bashkie me arrest shtepie dalin eshte fuqia e spakut kjo edhe vrasjen, pjesmarrjen ne grupe kriminale ose korrupsinin me tendera me shifra marramendse ti nxjerr me arrest shpie.
Përgjigju