Ditën e sotme në Kuvend ka qenë e pranishme Kryeprokuroria, Arta Marku, e cila ka paraqitur “Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018”.

Pas prezantimit të raportit të organit të Akuzës për vitin 2018, prokurorja e Përgjithshme, Kryeprokuroruja Arta Marku u ka bërë thirrje nga Kuvendi prokurorëve që të mbyllin sa më shpejt hetimet për dosjet 339 dhe 184 dhe t’i dërgojnë në gjykatë për të nxjerrë para drejtësisë autorët. Nga Kuvendi, ku prezantoi raportin për vitin 2018, Marku tha se këto çështje duhen zgjidhur, pasi ka ardhur momenti.

Ka ardhur koha që hetimet për dosjet 339 & 184 të mbyllen dhe autorët të dalin para drejtësisë. Kështu i është përgjigjur Kryeprokurorja Arta Marku pyetjes së deputetëve në sallën e Kuvendit, lidhur me dy nga dosjet që kanë futur në krizë të thellë politikën shqiptare.

Dosjet 339 dhe 184 kanë hyrë në historinë ë drejtësisë dhe politikës shqiptare. Janë regjistruar më 2016 të dyja, të vetmet veprime deri në fund të 2018 ishin përgjimet, ka pas vetë transkripte. Në fund të 2017 u përcaktuan prokurorë të tjerë, për 339 dhe një oficeri policisë gjyqësore. Kjo dosje kur u morë nga prokurorët e tjerë u transkriptuan të gjitha CD, janë dërguar për gjykim shumë persona. Këto çështje duhen zgjidhur, ka ardhur momenti. Prokurorët tani duhet të dalin në konkluzione. Ju kam kërkuar në çdo takim, që t’iu japin zgjidhje këtyre çështjeve. Për nxjerrjen e sekretit po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet, por se nxjerrja e sekretit nga prokurorët përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Prokurorët duhet të dalin në konkluzione dhe t’i drejtohen gjykatës”, ka thënë Marku.

Pas  prezantimit të raportit, ka ndërhyrë  deputeti Myslim Murrizi i cili ka komentuar “Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018” ku ka folur edhe për përgjimet e reja të publikuara nga Bild.

Pas komenteve të Murrizit fjalën e ka marrë përsëri Arta Marku, e cila i është përgjigjur shkurt Murrizit .

"Përgjimet nuk janë indicie por një mjet për kërkimin e provës...unë jam për të raportuar mbi punën e Prokurorisë"  ka thënë ajo.