Dosjet e djegura të sigurimit, Bido:
Jemi në lidhje me të gjitha gjurmët

Dosjet e djegura të sigurimit, Bido:<br />Jemi në lidhje me të gjitha gjurmët
Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do t’i vihen në dispozicion të gjitha dosjet e Arkivit qendror të Shtetit që mund të ndihmojnë për zbardhjen e krimeve gjatë periudhës së diktaturës.

Kjo gjë u bë e mundur falë një marrëveshjeje të nënshkruar ditën e sotme nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
 
Ardit Bido, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave u shpreh se në kuadër të kësaj marrëveshjeje, fondi do të bashkohet në mënyrë që të gjitha krimet, të gjitha ngjarjet të cilat kanë ndodhur në regjimin e kaluar të zbardhen.
 
“Këto dokumente ndodhen në arkivin e partisë i cili gjendet në AQSH, dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Autoritetit jo vetëm me detyrimin tonë ligjor që është kalimi i fondeve arkivore të ISH- Sigurimit të Shtetit por edhe me të gjitha këto materiale që gjenden në fondet tona. Ne jemi shprehur të gatshëm dhe do të vijojmë të jemi të tillë në lidhje me të gjitha gjurmët të cilat gjenden në dokumente të tjera arkivore për të gjetur ujqërit e vërtetë”- tha Bido.
 
Nga ana tjetër, Gentiana Sula, kreu i Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit njoftoi se do të ristrukturohet grupi i punës dhe do punojnë për dixhitalizimin e tyre.
 
 
“Marrëveshja krijon një grup pune  ë përbashkët i cili do të evidentohet dhe njëherë në mënyre më korrekte,  për materialet që do të jenë objekt do të punojmë  për dixhitalizimin e tyre dhe për ato materiale që do të transferohen” tha Sula.
 
Marrëveshja përfshin:
Zbatimin dhe ndjekjen e programit të përbashkët të grupit të punës
Hartimin e inventarëve të fondeve arkivore të AQSH-së dhe të fondeve të ish Arkivit të PPSH-së
Caktimin e ambienteve , mjediseve të punës gjatë procesit të marrjes në dorëzim të dokumentacionit arkivor
Hyrja në ambientet e fondruajtjes së arkivës dhe marrjen në dorëzim të dokumentacionit arkivor.  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar