TIRANË - Denoncimi publik i kryeministrit Rama se në Shqipëri ka 2 fish kërkesa për shpronësim pronarësh më shumë se sa sipërfaqja reale e Shqipërisë prej 28 mijë km2, ka vënë në lëvizje agjencitë hetimore të cilat këtë të enjte kanë ngritur Task Forcën e hetimit të pronave. Burime për A1Report nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se brenda javës llalla pritet të firmos urdhrin e ngritjes së strukturave të posaçme hetimore të pronës në 30 prokurorit e rretheve.
Mbledhja në Prokurorinë e Përgjithshme
Pas një mbledhje të gjatë në Prokurorinë e Përgjithshme është krijuar taks forca për hetimin e të gjithë dosjeve të falsifikuara të procesit të kthim kompensimit të pronave. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe është drejtuar nga vetë kryeprokurori Llalla që ka urdhëruar hetime të posaçme për pronat e grabitura apo të tjetërsuara të shqiptarëve. Në takim kanë qenë edhe drejtori policisë së shtetit Haki Çako, drejtoresha e AKKP Sonila Qato dhe avokatura e shtetit.
Teksa interesimit të medias, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zgjodhi t’i shmanget duke dalë nga dera e pasme e prokurorisë.
A1Report ka mësuar se kryeprokurori ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve në takim depozitimin e çdo kallëzimi për personat e dyshuara, ndërsa me firmë të tij pritet që shumë shpejt një strukturë e posaçme hetimore për pronat të ngrihet në 30 prokurorit e rretheve.
Dhe pse zyrtarisht nuk jepet një shifër, aktualisht në hetim janë 600 dosje të cilat i përkasin kërkesave për kthim pronash në qarkun e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Lushnjes, Fierit dhe Lezhës ku persona me dokumente të falsifikuar kërkojnë kompensime monetare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO