Dosjet, ngrihet komisioni
"Ligjet" votojnë kandidaturat

Dosjet, ngrihet komisioni<br />
TIRANE - Enigma e madhe e dosjeve të ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit do të nisë të zbërthehet brenda vitit 2016, duke trazuar kësisoj qarqet më të larta të politikës, segmente të gjyqësorit, ushtrisë, diplomacisë, të gjitha nivelet e administratës publike, deri tek njerëzit e thjeshtë.

Pesëmbëdhjetë muaj nga miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit, Komisioni i Ligjeve, ka votuar sot  kandidaturat për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Përpos Gentiana Sulës, e propozuar nga qeveria për postin e kryetarit, janë propozuar edhe Simon Miraka dhe Daut Gumeni nga shoqatat e të përndjekurve politikë Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Dy kandidatë të tjerë, sipas ligjit, propozohen nga Kuvendi.

Fillimisht, 11 kandidatët iu nënshtruan verifikimit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për t’u pajisur me certifikata sigurie. Pas kontrollit, DSIK përjashtoi dy kandidatë, si të papërshtatshëm, ndërsa çoi në Kuvend certifikatat për 9 kandidatët e tjerë.

Si do hapen dosjet
Fillimisht do të nisë identifikimi dhe mbledhja e dosjeve të Sigurimit nga autoritetet publike dhe rrjeti arkivor. Edhe personat fizikë, të cilës disponojnë dosje, janë të detyruar me ligj t’i dorëzojë pranë komisionit. Transporti i dokumenteve sekrete për spiunët në komision do të shoqërohen nga të paktën dy anëtarë të autoritetit.

Komisioni arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura sipas parashikimeve të këtij ligji. Ndërkaq, ligji parashikon që personat e interesuar paraqesin kërkesë pranë Autoritetit për t’u informuar për dosjet.

Kërkuesit i njihet e drejta për t’u njohur me dokumentet kur ai ka cilësinë e të prekurit, palës së tretë, bashkëpunëtorit apo të favorizuarit të ish-Sigurimit të Shtetit ose është një përfaqësues me prokurë i këtyre të fundit. Kjo e drejtë përfshin njohjen dhe shqyrtimin e dokumenteve origjinale ose dublikatave të tyre.

Autoriteti mund ta kufizojë pjesërisht ose plotësisht garantimin e së drejtës për informim, kur të dhënat përbëjnë kërcënim real për Sigurinë Kombëtare.
 
Kush preket

“Procesi i hapjes së dosjeve të të ish-Sigurimit të Shtetit pritet të prekë 400 mijë persona. Sigurimi i Shtetit ka pasur 1 mijë e 400 punonjës dhe rreth 400 mijë bashkëpunëtorë të nivele të ndryshme, gjatë gjithë periudhës së funksionit të tij”.
 
9 kandidatët e certifikuar nga DSIK

1.        Daut Gumeni
2.        Durim Grabova
3.        Ermira Shtino
4.        Simon Mirakaj
5.        Marenglen Kasmi
6.        Selami Zalli
7.        Petrit Karabina
8.        Gjon Fierza
9.        Gentiana Sula

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh