Dosjet, ngrihet komisioni
si do zbulohen 400 mijë spiunë

Dosjet, ngrihet komisioni<br />si do zbulohen 400 mijë spiunë
TIRANE - Enigma e madhe e dosjeve të ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit do të nisë të zbërthehet brenda vitit 2016, duke trazuar kësisoj qarqet më të larta të politikës, segmente të gjyqësorit, ushtrisë, diplomacisë, të gjitha nivelet e administratës publike, deri tek njerëzit e thjeshtë. Pesëmbëdhjetë muaj nga miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit, Komisioni i Ligjeve, do të miratojë ditën e hënë kandidaturat për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Kandidaturat e propozuara nga deputetët pritet të votohen në seancën plenare të ditës së enjte. Lëvizja vjen pas presionit gjerman, me anë të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili javën e kaluar, kërkoi zhbllokimin e zbatimit të ligjit, nëpërmjet konstituimit të komisionit. Pas deklaratës së Borchardt, por edhe presioneve të tjera të nëndheshme, Komisioni i Ligjeve ka parashikuar konstituimin e komisionit, duke miratuar pesë anëtarët.

Përpos Gentiana Sulës, e propozuar nga qeveria për postin e kryetarit, mësohet se janë propozuar edhe Simon Miraka dhe Daut Gumeni nga shoqatat e të përndjekurve politikë Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Dy kandidatë të tjerë, sipas ligjit, do të propozohen nga Kuvendi.

Fillimisht, 11 kandidatët iu nënshtruan verifikimit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për t’u pajisur me certifikata sigurie. Pas kontrollit, DSIK përjashtoi dy kandidatë, si të papërshtatshëm, ndërsa çoi në Kuvend certifikatat për 9 kandidatët e tjerë.

Preken 400 mijë bashkëpunëtorë
Procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit pritet të prekë 400 mijë persona. Sigurimi i Shtetit ka pasur 1 mijë e 400 punonjës dhe rreth 400 mijë bashkëpunëtorë të nivele të ndryshme, gjatë gjithë periudhës së funksionit të tij. Një pjesë e bashkëpunëtorëve nuk jetojnë më, por shumica e tyre jo vetëm jetojnë, por kanë një perceptim të fortë se janë pjesë e Parlamentit dhe e institucioneve më të larta të shtetit.

Gjatë viteve të fundit, kanë qarkulluar shumë pseudonime spiunësh, duke përfshirë politikanë të nivelit të lartë, madje edhe vetë ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe një listë prej 100 emrash. Të akuzuarit gjithnjë kanë mohuar bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit, ndërsa disa prej tyre kanë paraqitur edhe kartelat e pastërtisë, të lëshuara nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Gjithsesi, tentativa e tretë për të hapur dosjet, pavarësisht masave dhe filtrave që parashikon ligji, pritet të prodhojë surpriza dhe të provokojë një debat të madh publik.

Si do hapen dosjet
Fillimisht do të nisë identifikimi dhe mbledhja e dosjeve të Sigurimit nga autoritetet publike dhe rrjeti arkivor. Edhe personat fizikë, të cilës disponojnë dosje, janë të detyruar me ligj t’i dorëzojë pranë komisionit. Transporti i dokumenteve sekrete për spiunët në komision do të shoqërohen nga të paktën dy anëtarë të autoritetit.

Komisioni arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura sipas parashikimeve të këtij ligji. Ndërkaq, ligji parashikon që personat e interesuar paraqesin kërkesë pranë Autoritetit për t’u informuar për dosjet.

Kërkuesit i njihet e drejta për t’u njohur me dokumentet kur ai ka cilësinë e të prekurit, palës së tretë, bashkëpunëtorit apo të favorizuarit të ish-Sigurimit të Shtetit ose është një përfaqësues me prokurë i këtyre të fundit. Kjo e drejtë përfshin njohjen dhe shqyrtimin e dokumenteve origjinale ose dublikatave të tyre.

Autoriteti mund ta kufizojë pjesërisht ose plotësisht garantimin e së drejtës për informim, kur të dhënat përbëjnë kërcënim real për Sigurinë Kombëtare.
 
Kush preket
“Procesi i hapjes së dosjeve të të ish-Sigurimit të Shtetit pritet të prekë 400 mijë persona. Sigurimi i Shtetit ka pasur 1 mijë e 400 punonjës dhe rreth 400 mijë bashkëpunëtorë të nivele të ndryshme, gjatë gjithë periudhës së funksionit të tij”.
 
Komisioni
Pesëmbëdhjetë muaj nga miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit, Komisioni i Ligjeve, do të miratojë ditën e hënë kandidaturat për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
 
9 kandidatët e certifikuar nga DSIK
1.        Daut Gumeni
2.        Durim Grabova
3.        Ermira Shtino
4.        Simon Mirakaj
5.        Marenglen Kasmi
6.        Selami Zalli
7.        Petrit Karabina
8.        Gjon Fierza
9.        Gentiana Sula
 
Zhduken dosjet e 56 politikanëve agjentë të shërbimeve të huaja
Viron Bezhani, biri i Nazif Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë në raport me Sigurimin e Shtetit dhe të shkuarën komuniste, ka deklaruar se një ish-punonjës i ambasadës shqiptare në Belgjikë, para se Sali Berisha të rrëzohej nga pushteti në ’97, ka vjerdhur 73 dosje, me informacione të rëndësishme për politikanët shqiptarë, bashkëpunëtorë të UDB dhe shërbimeve të tjera të huaja.

Vjedhja dhe zhdukja e disketave nga një person, tashmë i identifikuar, ngre dyshime të mëdha rreth Sali Berishës, pasi ngjarja ka ndodhur gjatë sundimit të tij të parë. “Nga 73 disqe që janë vjedhur, 56 kanë qenë me informacione që përfshinin politikanë dhe pushtetarë të lartë si agjentë të shërbimeve të huaja.

Përveç disqeve, janë zhdukur dhe dosje me informacione të shërbimit sekret, njëkohësisht është vjedhur dhe truri i skeduar i arkivës së SHIK dhe listat e me emrat e bashkëpunëtorëve të UDB në Shqipëri. Vjedhja e tyre u zbulua në pranverën e vitit ‘97”, ka deklaruar ai.
 
Disa prej pseudonimeve të politikanëve, spiunë të Sigurimit
 
1. Medicina
2. Penicilina
3. Qukapiku
4. Inxhinieri
5. Çiftelia
6.  Çorapja
7. Qepa
8.  Kodrina
9.   Dizenjatorja
10.  Financieri
11.  Drita
12.  Stilografi
13.  I Vogli
14.  Alfons Ballshi
15.  Raketa
16.  Profesori
17.  Shkrimtari
18.  Dragoi
19.  Cigarja
20.  Livadhi
21.  Dëbora e re
22.  Furtuna
23.  Luftëtari
24.  Snajperi
25.  Proletari
26.  Intelektuali
27.  Sqepi
28.  Doku
29.  Bozhuri
30.  Plepi
31.  Parafabrikati
32.  Kitara
33.  Ushtari
34.  Gjeli
35.  Grepi
36.  Shishja e qumështit
37.  Serbi
38.  Çiklisti
39.  Fryma
40.  Vesa
41.  Greku
42.  Malësori
43.  Tigri
44.  Vinçi
45.  Sapuni
46.  Diplomati
47.  Poeti
48.  Urithi
49.  Pëllumbi
50.  Stuhia
51.  Kastor
52.  Ekspertja
53.  Oxhaku
54.  Bredhi
55.  Iriqi
56.  Komshiu
57.  Osumi
58.  Komandanti
59.  Vigjilenti
60.  Trimi
61.  Kalaja
62.  Fshatari
63.  Rruga
64.  Magazinieri
65.  Nata
66.  Dallga
67.  Kominoshja
68.  Dallga
69.  Piktori
70.  Xhuxhi
71.  Trëndafili
72.  Masoviku
73.  Shkrepësja
74.  Llulla
75.  Fyelli
76.  Arkitekti
77.  Aktori
78.  Torno
79.  Kaçavida
80.  Shkodrani
81.  Kosovari
82.  Kapteri
83.  Agronomi
84.  Zootekniku
85.  Memeci
86.  Koromania
87.  Doktori
88.  Qershia
89.  Daja
90.  Fryti
91.  Demoni
92.  Bërthama
93.  Kali Shalës
94.  Poli Veriut
95.  Bjeshka
96.  Sandalja
97.  Lisi
98.  Fonogrami
99.  Kronometri
100. Valltarja
101. Dirigjenti
102. Pashtriku
103. Vesa
104. Snajperi
105. Sykuqi
106. Përparësja
107. Pela Egër
108. Bjeshka
109. Giza


 (er.nu/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?