Modelja e Victoria’s Secret, Doutzen Kroes lajmëroi shtatëzëninë, në një mënyrë të pazakontë: duke postuar një foto nudo, në rrjetin social Instagram. Ajo është 16 javëshe dhe pritet ta lindë fëmijën e saj të dytë, në korrik.

“Kjo nuk është foto e vjetër, është e freskët” - shkruan modelja e Victoria’s Secret. “Jam shumë e lumtur që e ndaj lajmin e shtatzënisë me ju.”
Doutzen Kroes
Sunnery James, bashkëshorti hollandez i modeles, shton: “Jam shumë i lumtur që ju njoftoj, se po presim një dashuri të re në jetën tonë! Gruaja ime e bukur është shtatzënë.”

Çifti, i martuar në fund të 2010, ka edhe një djalë 3 vjeç Phyllon Joy.

E pyetur se çfarë i pëlqen Phyllon-it, Doutzen është përgjigjur: “I pëlqen gjithçka. I pëlqen biçikleta e tij dhe i pëlqen shumë kur bashkëshorti im regjistron ose luan muzikë; është i fiksuar me çdo pajisje teknologjike që kemi. Dhë është aktor i mirë, pasi na bën të qeshim.”

Kroes ka plane të mëdha për karrierën e saj. E pyetur se cili është projekti i ëndrrave të saj, është përgjigjur: “Të jem vajzë Bond, por nuk jam e sigurt nëse dua të jem e keqja, apo partnerja e agjentit të famshëm.” Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)