Dozë e tretë anti-COVID? OBSH: Duhet të kemi vaksinim të lartë në nivel global, dozat përforcuese të çohen në vendet e varfra

Dozë e tretë anti-COVID? OBSH: Duhet të kemi vaksinim të lartë në nivel global, dozat përforcuese të çohen në vendet e varfra

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se miratimi i dozave përforcuese të Covid-19 duhet të shtyhet pasi duhet t’u jepet përparësi rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar.

Nëse normat e vaksinimit nuk rriten në nivel global, mund të krijohen variante të reja prandaj është e nevojshme që dozat përforcuese të dhurohen në vendet me normat më të ulëta të vaksinimit.

“Përveç kësaj, ka një debat nëse dozat përforcuese janë efektive.Personat me sistem të dobët imunitar duhet të marrin një dozë përforcuese, pavarësisht se ata përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të popullsisë", tha Ghebreyesus në një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Sipas të dhënave nga OBSH nuk nevojiten doza përforcuese dhe se personat më të rrezikuar duhet të vaksinohen plotësisht para se vendet me të ardhura të larta të miratojnë dozën e tretë. Ndërkohë Hungaria tashmë ka filluar të vaksinojë njerëzit me një dozë të tretë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja