DPSHTRR poston fotot e makinave që s’kalojnë kolaudimin: Deri dje e gjenin anën, sot ngelin! Apel shoferëve, riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore

DPSHTRR poston fotot e makinave që s’kalojnë kolaudimin: Deri dje e gjenin anën, sot ngelin! Apel shoferëve, riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore

Foto të makinave që nuk kaluan koalidimin

Fillimi i vitit 2021 ka qenë fatal për shumë persona të cilët kanë humbur jetën në aksidente rrugore. DPSHTRR ka ndarë disa foto të makinave me dëmtime, që kanë ngecur në kolaudium për shkak të gjendjes së tyre duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të riparojnë ato në afatet ligjore të përcaktuara.

Në postim theksohet se deri dje ia gjenin anën, ndërsa sot kanë ngelur për disa parregullsi.

“Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! Nuk kalon kolaudimin! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi!

Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore! DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor – MIE do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze – deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim!”, thuhet në njoftim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/06/2021 02:41

    Ketu ku jetoj une,kolaudimi te djeg vetem per sistemin e brendshem te makinave,vajin,ujin,motorin,frenat,pasqyrat,dritat.Sa per demtimet nga aksidentet,ndryshkun,apo daljen e bojes o smaltit,apo xhama te thyer o te plasur,nuk pyet njeri.Po pate dollare i rregullon,po nuk pate ,nuk prish pune.Ama po te kapen me gome te rene,me drita te thyera ,ose jo funksionale,apo pa pasqyra,te djeg policia me gjoba te renda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë