Deputetët e PD urojnë besimtarët për Kurban Bajramin, thirrje për dhembshuri ndaj njëri-tjetrit dhe përkushtim ndaj të mirës

Deputetët e PD urojnë besimtarët për Kurban Bajramin, thirrje për dhembshuri ndaj njëri-tjetrit dhe përkushtim ndaj të mirës

1687934633_falja.jpeg

Deputetët e PD kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Deputetja Jorida Tabaku ka zgjedhur disa vargje nga libri i shenjtë i Kuranit për të uruar besimtarët.

“Dhe thuaj; E vërteta ka ardhur dhe gënjeshtra është zhdukur. Me të vërtetë e gënjeshtra përherë do të zhduket” (Isra:81) Me këto vargje në gojë Profeti Muhamed shembi idhujt e rremë për ta rikthyer Mekën të pastër.

Për kë e viziton duke përkujtuar devotshmërinë e Ibrahimit dhe Ismailit. Dhe mbi të gjitha besimin e Haxheres dhe Ismailit. Shembuj që na mësojnë aq shumë për dashurinë e Zotit ndaj nesh!”- shkruan Tabaku.

Gjithashtu edhe deputeti Enkelejd Alibeaj ka uruar besimtarët myslimanë nëpërmjet një postimi në facebook ku bën thirrje për përkushtim ndaj mirësisë dhe dhembshuri ndaj njëri-tjetrit.

“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin!  Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi mirësisë, dhimbsurisë për tjetrin dhe të bërit mirë në këtë botë është kuptimi i jetës. Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit.  Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë”-shkruan Alibeaj.

 


Lajmi kryesor:

Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Ditë reflektimi! Rama: Gëzuar! Tabaku e Alibeaj: Më shumë mirësi për njëri-tjetrin


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën