Presidenti i Republikës Begaj, Kryeministri Rama, Kryetarja e Kuvendit Nikolla si dhe drejtues të tjerë të shtetit dhe politikës kanë uruar të gjithë myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes urime të veçanta ata theksojnë domosdoshmërinë për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë.
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, ndërsa urime ka pasur edhe nga radhët e politikës. Presidenti i Republikës Begaj, Kryeministri Rama, Kryetarja e Kuvendit Nikolla, kryebashkiaku erion Veliaj, por edhe Lulzim Basha, Sali Berisha e Enkelejd Alibeaj nga opozita, kanë uruar myslimanët në këtë ditë të rëndësishme.
Përmes urime të veçanta ata theksojnë domosdoshmërinë për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë.
Lajm ne përditësim...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi paraditen e sotme selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Më tej pëcolli mesazhin për të lënë mënjanë inatet dhe egot
“Kurban Bajrami është dita e sprovës dhe sot duhet të reflektojmë për kohën ku jetojmë. Secili prej nesh duhet të sakrifikojë egot, inatet, mëritë sepse një qytet bëhet më i mirë kur sakrifikojmë gjëra si këto, që nuk janë të dobishme. Ne mund të jetojmë edhe pa inate, edhe pa smirë, edhe pa xhelozi, edhe pa stërkëmbësha”, tha Veliaj.
Falja e madhe e Namazit u bë edhe këtë vit në sheshin “Skënderbej”
“Më vjen mirë që sot në mëngjes, pavarësisht se Tirana shumë aktivitete - sheshi ishte i zënë me përgatitjet për koncertin e Enrique Iglesias, por një qytet i mirë ka hapësirë për të gjithë - akomoduam të gjithë besimtarët myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’ tha Veliaj gjatë takimit me kreun e komunitetit mysliman Bujar Spahiu
Në çdo qendër sociale të Tiranës spt do të shërbehet dreka e Bajramit, ndërsa në disa familje u është shpërndarë ushqimi në shtëpi.
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në një postim në facebook, Berisha ftoi besimtarët në lutjen ndaj Zotit që përkushtimi dhe sakrifica e shqiptarëve të shndërrohen vetëm në të mira.
“Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre. Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij. Gëzuar!”-shkruan Berisha.
Deputetët e PD kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Deputetja Jorida Tabaku ka zgjedhur disa vargje nga libri i shenjtë i Kuranit për të uruar besimtarët.
“Dhe thuaj; E vërteta ka ardhur dhe gënjeshtra është zhdukur. Me të vërtetë e gënjeshtra përherë do të zhduket” (Isra:81) Me këto vargje në gojë Profeti Muhamed shembi idhujt e rremë për ta rikthyer Mekën të pastër.
Për kë e viziton duke përkujtuar devotshmërinë e Ibrahimit dhe Ismailit. Dhe mbi të gjitha besimin e Haxheres dhe Ismailit. Shembuj që na mësojnë aq shumë për dashurinë e Zotit ndaj nesh!”- shkruan Tabaku.
Gjithashtu edhe deputeti Enkelejd Alibeaj ka uruar besimtarët myslimanë nëpërmjet një postimi në facebook ku bën thirrje për përkushtim ndaj mirësisë dhe dhembshuri ndaj njëri-tjetrit.
“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin! Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi mirësisë, dhimbsurisë për tjetrin dhe të bërit mirë në këtë botë është kuptimi i jetës. Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit. Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë”-shkruan Alibeaj.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
“Urime gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ditës që nderon sakrificën, përkushtimin dhe dedikimin ndaj Zotit! Kurban Bajrami dëshmon dhe kremton fuqinë e Besimit për të kapërcyer dallimet mes kufijve, kulturave, komuniteteve e individëve dhe për të bashkuar njerëzit në emër të miqësisë, dashurisë e barazisë, me empati dhe zemra të hapura. Gëzime e bekime për të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan në urimin e saj kryeparlamentarja Nikolla.
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai postoi një foto të veçantë në facebook, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Gëzuar Kurban Bajramin”.
Dita e sotme është e rëndësishme për mijëra besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin. Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë ndërsa shkruan se dita e nesërme duhet të jetë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë, si edhe t’i japim njëri tjetrit më shumë dashuri e mirësi.
"Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T'i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë", shkruan Begaj.
Një urim e kishte edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili shkruan se Kurbani është dëshmi se sakrifica dhe durimi janë mënyrat e afrimit me Zotin.
“Kurbani është përkujtim dhe dëshmi se sakrifica dhe durimi janë mënyra më e mrekullueshme e afrimit me Zotin, e pastrimit shpirtëror, e arritjes së paqes së brendshme dhe e fitimit të mirësive dhe mëshirës së Zotit. Përkujtimi i sakrificës sublime të profetit Ibrahim është një mesazh i përjetshëm se pas vështirësisë vjen lehtësimi. Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!
Sot mijëra besimtarë myslimanë u falën, në sheshin ‘Skëndërbej’ por edhe në vendet e tjera. Falja nisi në orën 06:00 të mëngjesit.
Mbaresi per te gjithe
PërgjigjuLumturi per te gjithe
PërgjigjuGezuar te gjitheve
PërgjigjuGezuar te gjitheve kurban bajramin!
PërgjigjuMbaresi dhe lumturi ne cdo familje shqiptare
PërgjigjuGezuar te gjitheve kudo qe jane
Përgjigju