Dr. Flacke: Shqipëria, një vend
që i përket Europës, s’duhet të ndahet

Dr. Flacke: Shqipëria, një vend<br />që i përket Europës, s’duhet të ndahet
“Të kurosh të shkuarën”, ky është titulli një projekti filmik që Prof. Dr.Monika Flacke e ka prezantuar sot në COD në Kryeministri”. Prof. Dr. Flacke është kuratore në Muzeun Historik të Berlinit dhe në departamentin e historisë së artit në Universitetin e Hamburgut. Është një historiane që u mëshon plagëve të së kaluarës, por nuk beson në kurimin e tyre.

Ajo mendon se mitet e kombeve, shtetformimi dhe mënyra sesi vendet europiane e trajtuan historinë e tyre pas Luftës së Dytë Botërore apo si ruhet e shkruhet për brezat e sotëm janë pika shumë të diskutuara, sidomos në terrenin shqiptar që ka qenë 45 vjet i izoluar siç shprehet Flacke.

Monika Flacke

Monika Flacke

Monika Flacke

Monika Flacke

Të kurosh të shkuarën, kjo nuk mund të ndodh”, thotë Prof. Dr. Flacke. Por sipas saj zgjidhja e vetme është se duhet të “shohim historinë”. Shqipëria ka historinë e saj me komunizmin dhe perandorinë Osmane që për ne është një histori jo shumë e njohur”, - tha Flacke, duke theksuar se histori të tilla shkaktojnë veçse trauma dhe kujton që edhe Gjermania në kohën e Hitlerit ka pësuar trauma të pariparueshme.

Një nga traumat e pariparueshme sipas saj është edhe emigracioni.

Falcke kujton sesi gjermanët në kohën e Luftës së Dytë Botërore lanë vendin e tyre dhe shkuan drejt Amerikës. Ikën shumë gjermanë.

Por a kurohen dot të gjitha këto që ndodhin në vende të ndryshme të botës. Për historianen Flacke ato nuk kurohen asnjëherë, por mënyra më ë mirë për t’u shpëtuar këtyre plagëve, është ta shikosh historinë ashtu siç ka qenë në të vërtetë. “Ta marrim me vete historinë tonë”, thekson Flake, e cila sheh si rrugë të vetme të kapërcimit të problemeve historike të vërtetën historike.

Flacke pas rrëfen njohjet që ka për historinë e Shqipërisë pohon se “pavarësisht historisë së dhimbshme të historisë, mbylljes së saj për 45 vjet në regjimin e Enver Hoxhës, apo problemeve që ka vendi në postdiktaturë, Shqipria është një vend që i përket Europës dhe nuk duhet të ndahet”.

Duke vënë në qendër të trajtesës së saj shekullin XX, me anët e tij të ndritshme e të errëta, Prof. Dr. Monika Flacke ka synuar të përcjellë një qasje të re në trajtimin e së shkuarës, kryesisht asaj të afërt.

E fokusuar tek interpretimet e dyanshme apo tek ajo që përbën ngjarje, te të vërtetat e mëdha dhe te fuqitë që e shkruajnë historinë, ajo mendon që “të arrihet që përmes muzeve, qendrave të ruajtjes së trashëgimisë apo galerive, të përcillet identiteti dhe qytetari të identifikohet në të shkruarën e tij dhe të brezit të vet”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri