Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin

Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin

Stresi në kërkim

Këngëtari i njohur Stresi është shpallur në kërkim nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë në Kosovë pasi akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Stresi përflitet se mori pjesë së bashku me Noizyn në një sherr në një klub nate në Kosovë ku u lëndua një Medin Iseni një personazh TikTok.

Vetë Stresi, por edhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme policia kosovare shpalli në kërkim Noziyn dhe tashmë ftohet kushdo që ka informacione të jap kontaktoj policinë kosovare lidhur me Stresin, për të cilin ka dhënë edhe publikimin e fotos dhe detajet e nevojshme.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Stresi rrëfeu se çfarë ndodhi gjatë asaj nate, teksa u shpreh se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë Medin Isenin. Prej kohësh sipas tij, Iseni i ofendonte në Tik Tok, por ata nuk kishin plan të hakmerreshin.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berati: 07/08/2024 20:48

    Kush e ki bo içat sked a? Kalamajt e kopshtit a? Sdin me perdor uordin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut