Zyrtare/ Bledi Shkëmbi trajneri i ri i KF Tiranës

Zyrtare/ Bledi Shkëmbi trajneri i ri i KF Tiranës

Bledi Shkëmbi

KF Tirana ka prezantuar Bledi Shkëmbin si trajnerin e ri. 44-vjeçari korçar ka lënë drejtimin e Kombëtares U-17 dhe ka zgjedhur një punë të përditshme me klubin më të titulluar në Shqipëri (26 trofe në kampionat).

Pas një sezoni me shumë probleme, shkarkimit të Orges Shehit dhe më pas largimit të Erbim Fagut, te Tirana kërkojnë që Shkëmbi të jetë pikë fikse për sezonin e ri, me bardheblutë që do jenë pjesë e fazës kualifikuese në Conference League.

" Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu. Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana. Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025", njoftojnë bardheblutë.

Në detyrën si trajner, Bledi Shkëmbi ka drejtuar skuadra si Liria e Prizrenit, Ballkani, Dinamo dhe Teuta. Vitin e fundit korçari u ul në stolin e Shqipërisë U-19 dhe asaj U-17 në tre ndeshje.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës