Të gjithë drejtuesit e medias apo funksionarët publikë qe në një formë ose tjetër ushtrojnë influencë mbi prokurorët e SPAK, tashmë përbëjnë vepër penale.
Në bazë të ndryshimeve në ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të siguruar nga Report Tv kriminalizohen me ligj ndërhyrjet politike e mediatike në punën e Prokurorisë së Posaçme që do të krijohet në kuadër të Reformës në Drejtësi.
“
Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj” thuhet në ligjin e ri të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT e që i është përcjellë deputetëve të komisionit të Reformës në Drejtësi.
Ndërsa sipas nenit 245 të kodit penal kjo vepër penale e quajtur “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ ndëshkohet me burg nga 6 muaj deri 3 vjet.
Në draftin për byronë, saktësohet varësia e e kësaj strukture të re e cila nuk ishte parashikuar në draftin e vjetër që u miratua gjatë korrikut vetëm nga maxhoranca.
Hetuesit do drejtohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Ndrëkombëtarët u kanë kërkuar deputetëve që në mbledhjen e ardhshme të komisionit të mos ndryshojnë nenin për emërimin dhe lëvizjet e hetuesve të byrosë.
Kjo për të parandaluar Drejtorin e BKH të lëvizë vazhdimisht hetuesit me qëllim kontrollin e hetimeve që kryhen nga prokurorët. Po ashtu reduktohen kompetencat e zv/drejtorit të byrosë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02