'Ligjet' miratojnë draftin e 5 Qershorit, opozita parlamentare kundër/ Gjiknuri për listat e hapura: Mund të sjellë tensione dhe probleme, por nuk duhet të kemi droje

TIRANE-Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim me 10 vota pro dhe 5 kundër draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Drafti u miratua vetëm me votat e shumicës; Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Fatmir Xhafaj, Vasilika Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni dhe Edlira Bode. Deputetët e opozitës jashtëparlamentare Korab Lita, Alban Zeneli, Andi Përmeti, Edlira Braha dhe Mara votuan kundër paktit. 

Sot Komisioni i Ligjeve e diskutoi në parim draftin e dakordësuar me konsensus në 5 qershor mes PS-PD-LSI dhe opozitës parlamentare (me votën e Rudina Hajdarit), ku thuajse risia e vetme ishte implementimi i teknologjisë në zgjedhje, identifikimi elektronik. Komisioni i Ligjeve nuk ka të drejtë që të bëjë asnjë ndryshim, sipas marrëveshjes, vetëm ta miratojë. 

Miratimi në parlament pritet që të miratohet në seancën e fundit të sesionit parlamentar të Korrikut. Por miratimi i hapjes së listave dhe ndalimi i koalicioneve ka rikthyer krizën, pasi PD-ja e kundërshton. Gjatë njohjes së anëtarëve të komisionit me ndryshimet e 5 qershorit, Damian Gjiknuri u ndal edhe te listat e hapura kur tha se mund të sjellë tensione dhe probleme, por shtoi se nuk duhet të kemi droje për këtë.

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve
Damian Gjiknuri: Produkti adreson shqetësime të ngritura nga opozita parlamentare. Nuk arriti që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së, pasi më shumë se standardi i ODHIR prevaloi interesi politik. Janë reflektuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë parlamentare. Opozita insistoi fort për t'i mbajtur. Për të arritur një paqe para zgjedhjeve të ardhshme për të hequr cdo alibi dhe Shqipëria të mos kalojë ato ngjarje të një viti më parë.

Produktin ju e keni. Së pari afruam periudhën zgjedhore, që ti sjellim në një periudhë mes 15 prilli dhe 15 majit është dobi e madh, Shqipëria është vend me klimë mesdhetare dhe periudha që përkonte me zgjedhjet ishte jo e përshtatshme qoftë për klimën por edhe jetën shoqërore dhe ekonomike. Kemi bërë ndryshime në formatimin e KQZ. Na duhej një KQZ shumë më efikase, rritëm mandatin e anëtarëve dhe bëmë këtë ndarje. Pas 2023 do të funksionojnë komisionet e depolituzuara.

KQZ do të jetë me tre trupa, e para rregullatore që shkruan rregullat zgjedhore (organ me 5 anëtarë), trupën që merret me ankesat mbi rregullat zgjedhore po me 5 anëtarë dhe një organ i tretë monokratik do të merret me ekzekutimin. Ky i fundit do të jetë risi. Kemi edhe një komisioner që do të jetë specifikisht për teknologjinë në zgjedhje.

Identifikimi elektronik është një arritje e mirë, u shërben të gjitha partive dhe procesi bëhet më i thjeshtë, eliminohet regjistri me letër dhe krijon integritet më të madh mbi këtë proces. Kjo është paketa e parë e amendimeve për të bërë të mundur standardet e OSBE-së grupi i punës përgatiti një kod të ri zgjedhor, që reflekton këto parime, pra administratë të depolitizuar, që do të jetë faza e dytë e reformës.

Hapja e listave mund të sjellë tensionet dhe probleme, sikur e kam thënë, nuk duhet të kemi droje për këtë. Po ashtu kemi dyfishuar fondin që kanë marrë partitë në zgjedhje dhe duke vendosur tavan jo më shumë se tre herë nga donacionet private, pra raporti 1/3. Sa i përket reklamave ka pasur kërkesë për ti ndaluar fare, por nuk u gjet konsensusi, as PD-ja dhe partitë e tjera nuk ishin për ndalimin dhe u vendos që të rrijë dispozita që rrijë.

Korab Lita: Jam kundër nëse përpiluesi i këtij drafti është Damian Gjiknuri. Ne jemi kundër zgjedhjeve të menaxhuara nga Gjiknuri. Por si do të kaloni kur Presidenti njeh vetëm 82 vota, nisma do 84. Por nëse miratohet a do e dekretojë Presidenti këtë, pasi njihet edhe si gardian i fortë i Kushtetutës, por edhe ai është i dakordësuar më drafin.

Bashkim Fino: Korabi thotë presidenti nuk më njeh mua, ju do më njihni mua?

Ulsi Manja: Nisma është depozituar nga kolegët Gjiknuri, Fino, Hysi, Bushka dhe Hyseni Kolegët kanë qenë edhe anëtarë të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Por këshilli politik në formatin që u ngrit ka dakordësuar këtë projektligj.

Lidhur më atë 82 mandate legjitime, ti e kishe me presidentin apo me ne? Meta ka thënë nëse kalon marrëveshjen je i ligjshëm, pra nëse e voton sikur e ka sjellë këshilli politik je i ligjshëm, po se votove unë po flas në fakt je i paligjshëm.

Korab Lita: Ilir Meta vetëm gjëra të paligjshme do, por unë të pyeta për Presidentin si institucion. Unë e përshëndes aleancës së Gjiknurit me PD-në, që është katandisur aty. Përsa kohë të votojë sovrani....Meta është i përkohshëm.

Ulsi Manja: Gjiknuri është koleg i nderuar i parlamentit, produkt i sovranit, jo më larg se pranverën e vitit që vjen do të jetë përballë sovranit, sikur do të jetë shumica. Sovrani do të na gjykojë të gjithëve një ditë në 2021.

Andi Përmeti: Dua të uroj Damian Gjiknurin, që nga betimi në kishën e Laçit nga PD-ja është bërë idhulli i demokratëve për të kundërshtuar listat e hapura dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Damian Gjiknuri: Kjo mund të vjelë edhe ty të ndryshosh mendje.

Ulsi Manja: PD-ja reflekton pas mendimit të ekspertëve që ka ku vend, mos e quaj tabu.

Ralf Gjoni: Gjej rastin ta përgëzoj Gjiknurin se më këtë marrëveshje do të marrë vota edhe nga demokratët në qarkun e tij.

Ralf Gjoni: Unë deklaroj votën time kundër në parim. Të shqyrtojmë ndryshimet kushtetuese, pastaj këtë nismë në Kodin Zgjedhor.

Rudina Hajdari: Ajo marrëveshje nuk ka të bëjë më reformën zgjedhore, por riktheu opozitën në sistem. Marrëveshja në këshillin politik nuk është e plotë, nuk na ndalon askush që të bëjmë të plotë për iniciativën kushtetuese që u miratuan dje për ndryshime të tjera, për të pasur një reformë të plotë. Ajo marrëveshje nuk ka vlerë derisa nuk përfshin kërkesat e opozitës parlamentare.

Ulsi Manja: Ne kemi dhënë dakordësinë për të dyja nismat. Cështja sa janë në harmoni ndryshimet në Kod dhe në Kushtetutë do të adresohen që të gjitha te Komisioni i Ligjeve.

Adnor Shameti: Sot të miratojmë ndryshimet në parim dhe të caktohet një relator nga opozita që bashke me Hysenin të bëjnë azhornimin teknik në frymën e ndryshimeve të djeshme dhe kur të vijmë në seancën e votimit në Kuvend të jenë të gjitha gati.

Myslym Murrizi: Duke besuar te aftësitë tuaja menaxhuese, kisha dy pyetje, meqë nuk kam kulturën e nevojshme juridike, nuk e fsheh, unë kam mbaruar veterinari do të doja të më shpjegonit, që këshilli politik, kam qe në 14 janar të lexoj Kushtetutën dhe nuk e gjej në asnjë vend të sanksionuar si organ ligjor. Kodi Zgjedhor të jetë i azhornuar me ndryshimet e reja Kushtetuese.

Ftoj kolegët ta votojnë kundër për shumë kryesorja, nuk ka të sanksionuar asnjë nga rekomandimet e OSBE, nëse bëhet fjalë për tendera, të shikojnë faqet online dhe të gjejnë ndonjë gjë më konkrete, flas për shokët e ngushtë të Damianit. Pres që në sinkron me ndryshimet që kaluam dje të Kushtetutës t'u japim shqiptarëve një kod të ri zgjedhor.

Ulsi Manja: Unë ndaj të njëjtin tim me ty se këtij vendi nuk i kanë ardhur të mira nga ata që janë shpallur baballarë të kombit. Këshilli Politik, ata me përjashtim të Hajdarit dhe Gjiknurit kishin çelësat e kashtës në odrë, prandaj nisma u depozitua si nismë deputetësh. Nëse nuk do të ishte Gjiknuri dhe Hajdari ata do të ishin te pallati i kongreseve duke diskutuar tani për masat anti-COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Rama: opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në komisionin e ligjeve të paktit të 5 qershorit, të cilën opozita parlamentare e kundërshtoi. "Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me o.jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live" shkruan Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM KAUSHI: 15/07/2020 12:59

    O KASEM O KAUSH FARA LULE DJELLI ATA PARLAMENTAR I KA ÇU LULI JOT O KASEM DRIDHE 5 HER ME NJË VEN. PRA JAN PLOTËSISHT TË LEGJETIMUAR O I URUAR. NË DEMOKRACI TË PASTRA PYETET POPULLI POPULLI 90% E ZIJ DO LISTA TË HAPURA KURSE NJERËZ SI TY O KASEM NUK DUAN TJA DIN PËR SOVRANIN O KASEM JARANI. PRA LYLI ME SHOK JAN PËR TI HEDH NĒ WC QË SHQIPRIA TË HECI O KASEM KARKALECI. KARKALECAT NË BUJQËSI E KAPTERRAT NË USHTRI JAN NJËSOI SI LYLI JOT O KASEM AGA TRAGA TRAGA.

    Përgjigju
  • Koli: 15/07/2020 12:38

    Arroganca e Edi Rames dhe bandes se tij po kalon cdo fantazi. Shkalla me e larte e korrupsionit ne nje vend, eshte kapja e shtetit. Qe do te thote, kur me ane te miratimit te ligjeve, synohen perfitime. Por te ndryshosh kushtetuten per te eleminuar cdo mundesi qe subjektet e tjera politike te mund te kene koalicione, kjo eshte kulmi. Veprime te tilla jane ose teorikisht duhet te jene objekti i organeve ekstra-ligjore qe ne kemi per hetime. Pra SPAK! Te dhjefsha SPAK me nje mut te madh. Nese nuk i behet ndal kesaj baterdie kushtetuese, do te jemi nen nje regjim te keqen e komunizmit. Nen nje regjim te krimit te avancuar politik te organizuar.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 15/07/2020 11:03

    Perfundimisht keshilli antikushtetues,antiligjor politik i imponohet kuvendit legjitim,organ kushtetues kryesor ne nje rend dwmokratik.pyetja eshte w thjeshte.kur rezohet dhe i hiqen kompetancat kuvendit nga nje keshill qe juridikisht nuk ekziston,a kemi te bejme me grusht shteti?kujtoni ardhjen e fashizmit dhe nazizmit ne pushtet.pra,thjesht,shqiperia ne prag te restaurimit te diktatures

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës