Drafti i BE, Bumçi: U vërtetua se
s'ka shpresë për hapjen e negociatave

Drafti i BE, Bumçi: U vërtetua se<br />s'ka shpresë për hapjen e negociatave
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi në një dalje për mediat në përfundim të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, bëri të ditur se nga kjo mbledhje u vërtetua se nuk ka shpresë për vendin tonë për hapjen e negociatave.

Sipas Bumçi, edhe pas më shumë se 1 viti nga marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, vendi ynë sërish nuk është gati për hapjen e negociatave. Sipas deputetit demokrati, kjo vjen për shkak të masave të marra nga qeveria gjatë kësaj kohe.

“Si opozitë ne ngritëm shqetësimet tona, në lidhje me prioritetet, mes tyre edhe të drejtat e njeriut. Ngritëm shqetësimin e qytetarëve, që kanë të bëjnë me mungesën e theksuar të vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin. Mungesën e vullnetit politik për një reformë në drejtësi gjithëpërfshirëse. Por për fat të keq nuk pati asnjë shpresë për procesin e integrimit. Pra jemi 1 nga marrja e statusit, por nuk ka asnjë shpresë për hapjen e negociatave. Duket se mënyra si ka qeverisur nuk e bën të mundur. Shpresojmë të ketë reflektime.” tha Bumçi

Më tej deputeti i PD tha se nuk pati as një deklaratë të përbashkët në përfundim të Komitetit, dhe kjo sipas tij për shkak të refuzimit të mazhorancës për të përfshirë në deklaratë kërkesat e opozitës.

Duke renditur çështjet për të cilat selia blu kishte ngritur shqetësim, Bumçi tha se ato kanë të bëjnë me akuzat e deputetit Tom Doshi ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, numrin e të pushuarve nga administrata si dhe mungesa e gjithëpërfshirjes në reformën në drejtësi.

“Për fat të keq nuk pati një deklaratë të përbashkët. Nuk gjetëm konsensusin, jemi të shqetësuar nga kjo mungesë e vullnetit të mazhorancës. Akuza e bërë nga deputeti i shumicës, ishte përfshirë në deklaratë se akuzat kriminale duhet të hetohen sa më shpejt. Akuza është me emër të Kryetarit të Kuvendit, dhe ne kërkonim të përfshihej por mazhoranca. Kishte edhe një ccështje tjetër, përfshirjen e personave të shkarkuar nga puna. Janë gati 6000 persona të pushuar nga administrata publike. Shumica refuzon ta përfshijë këtë gjë. Një ccështje e tretë që nuk u pranua ka të bëjë me reformën në drejtësi. Rama mori një zotim në qershor se reforma do të jetë gjithëpërfshirëse. Zoti Rama nuk e dëgjoi këtë gjë, por miratoi tre ligjet. Pra kemi një shembull kur qeveria vepron kundër rekomandimeve të KE-së. Këto janë ccështje që shumica nuk donte t’i përfshinte, shprehim keqardhje për këtë. Dialogu politik është përgjegjësi e mazhorancës, sepse kemi një supermazhorancë, dhe gjithçka lidhet me lirinë e shtetit duhet të bëhen me konsensus. por deri tani reforma në drejtësi, bëhet me akte të dhunshme.” tha Bumçi

Deputeti demokrat i qëndroi edhe debatit të zhvilluar dje me Kryetaren e Delegacionit të eurodeputetëve Monica Micovei. Sipas tij, qeveria u përpoq ta shndërronte mbledhjen e djeshme në një takim jo të Bashkimit Evropian por një takim të qeverisë.

“Dje u bëtë dëshmitar të një zhvillimi të paprecedentë. Për herë të parë kishim 4 ministra, dhe një takim ndërkombëtar pati përpjekje për ta kthyer një takim të qeverisë.” tha ai

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi