Drafti i BE, Macovei dhe Balla
"Negociatat hapen në vjeshtë!"
Bumçi: Pa shpresë hapja e negociatave
     

Drafti i BE, Macovei dhe Balla<br />Bumçi: Pa shpresë hapja e negociatave
      ">
TIRANE - Vjeshta mund të jetë një stine e mbarë për Shqipërinë sidomos kur bëhet fjalë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo është lajmëruar nga nënkryetari i Komisionit të Integrimit, Taulant Balla i cili theksoi se shpreson që me ecurinë e reformave vendi të hapë negociatat në vjeshtë, apo brenda vitit. Deklarata e Ballës erdhi pas takimit ndërparlamentar Shqipëri-BE, por për demokratët kjo fazë është e vonuar. 

Pas dy ditësh diskutime në takimin e 8-të ndërparlamentar Shqipëri-BE, Monica Macovei, shefe e delegacionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian shprehu sot mbështetjen e plotë të të gjitha palëve politike në PE për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Macovei në një konferencë për shtyp me nënkryetarin e komisionit të Integrimit, Taulant Balla, tha se në ditën e dytë u zhvilluan diskutime të frytshme me deputetët shqiptarë

“Kemi pasur dy ditë të frytshme, kemi pasur deklarata të shkruara dhe rekomandime. Kemi diskutuar për 5 prioritetet kryce, luftës kundër korrupsionit, refromimit të adminstratës, gjyqësori etj. Gjatë dy ditëve kemi organizuar diskutime konkrete dhe të frytshme. PE mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, ne mbështesim procesin e integrimit. Ne kemi ardhur këtu për t'iu ofruar ndihmë dhe suport, jemi pro integrimit të rajonit të Ballkanit. Jemi plotësisht në favor të integrimit, pranimi dhe rruga është një proces që iu shërben njerëzve. Është e rëndësishme që ne të bëjmë më të mirën e mundshme për njerëzit, të mos iu shërbejmë vetëm interesit tonë. Ka tre pika kryesore e deklaratës, mbështesim rrugën e reformave të ndërmarra nga shqipëria, është e rëndësishme të kemi ligje por e rëndësishme është të zbatohen këto ligje. Ne e mendojmë se pranimi i Shqipërisë është e vetmja alternativë për të ardhmen. Një pikë tjetër ka të bëjë me mbështetejen e marrëveshjes së arritur mes partive, marrëveshjen e 24 dhjetorit. Presim të ndërmerren hapa që ky angazhim i përbashkët të bëhet realitet. Duhet të punohet dhe për pesë prioritetet", deklaroi eurodeputetja Monica Macovei. 

"Doshi", Macovei: Bëjmë thirrje për një hetim të pavarur
E pyetur për çështjen "Doshi", eurodeputeteja tha se duhet një hetim i pavarur dhe se të gjitha palët të presin me durim hetimet. Monica Macovei theksoi edhe njëherë se partitë politike duhet të mos përfshijnë në listat zgjedhore persona më të kaluar kriminale. 

"Ne ju bëjmë thirrje partive politike të mos përfshijnë në listat zgjedhore persona më të kaluar kriminale. Bëjmë thirrje për një hetim të pavarur dhe të paanshëm të akuzave të ngritura, për ne është e rëndësishme që prokuroria dhe gjykata të punojë në mënyrë të pavarur. Megjithëse e dimë që kjo nuk është e vështirë, ne besojmë se ka një herë të parë. Pretendimet dhe akuzat janë në shqyritm e sipër, nesër mund të ketë akuza për palën tjetër e për këtë duhet të presim hetimet. Më lejoni të sqaroj të bëj thirrje për heqjen e personave me të shkuar kriminale jo vetëm nga Kuvendi, por policia, administratë etj. Të gjitha fushat e organizimit duhet të jenë të pastra", deklaroi eurodeputetja. 

Por takimi nuk ka kaluar pa debate mes demokrateve dhe kryesueses së delegacionit te Parlamentit Europian për variantin final të deklaratës. Demokratët kanë kërkuar që në dokumentin e përbashkët, në pikën që parashikon rekomandimet për hetimet e hapura pas akuzave të Doshit, të vendoset emri i Ilir Metës si i akuzuari i tij. Demokratet kërkuan poashtu që në draft të reflektohen edhe çështje te tjera si largimet nga administrata apo edhe reforma në drejtësi. Nga ana tjetër eurodeputetja e djathtë në Parlamentin Evropian, që kryeson delegacion e PE në Tirane, tha se nevojitet një hetim i pavarur ndërsa kërkoi që palët të presim me durim hetimet.

Balla: Shpresojmë të hapim negociatat në vjeshtë
Nënkryetari i komisionit të Integrimit, Taulant Balla theksoi se shpreson që me ecurinë e reformave vendi të hapë negociatat në vjeshtë, apo brenda vitit.

“Dua të jem korrekt me deklaratën e përbashkët që kemi rënë dakord, me lejoni të citoj të tre paragrafët, e konsiderojmë dhënien e statusit në qershor si njohje të hapave dhe reformave të ndërmarra dhe si stimul për reforma të mëtejshme. Shprehim vlerësimin për integrimin si dhe mbështesim marrëveshjen e 24 dhjetorit, të ndërmjetësuar nga PE. Kërkojmë zbatimin e saj në kohë dhe me konsensus, ndërsa shpresoj që të gjitha palët ti përmbahen asaj, ka nevojë për bashkëpunim të qëndrueshëm. Ne vërejmë progres dhe nxisim zbatimin e 5 prioriteteve. Përmbushja e të gjitha prioriteteve do jetë thelbësore edhe për hapjen e negociatave. Hapja e negociatave duke vlerësuar edhe mbështetjen e plotë që ekziston në PE do jetë një lajm i radhës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Unë shpresoj që ecuria e procesit të reformave të marrë vlerësimin e radhës në vjeshtë apo brenda vitit 2015 që të hapim negociatat”, deklaroi deputeti Taulant Balla. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi