Drafti i opozitës së re për listat/ Gjoni: Nuk është më i miri, por zhbën atë që kërkon PS-ja! Reflekton ndryshimet Kushtetuese

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka firmosur drafin që opozita parlamentare prezantoi dje për hapjen e listave. Për Gjonin, edhe pse e ka hedhur firmën, ky draft nuk është më i miri i mundshëm, që ka një hapje të pjesshme të listave, por është si një kundërpërgjigje për propozimin e PS-së. Edhe pse ka rezervat e tij, për Gjonin, ky draft reflekton frymën e ndryshimeve Kushtetuese të bëra në Kuvend.  

"Ajo që më shtyu është se drafti reflekton frymën e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan në Kuvend, nuk është më e mira, nuk është rezultat më i mirë, kemi një hapje të pjesshme të garantuar nga Kushtetuta, nuk ka ndryshim sistemi. (...) Drafti i inicuar nga Murrizi i firmosur edhe nga unë nuk kërkon hapje të pjesshme të listave, përkundrazi duam që të reflektohen ndryshimet kushtetuese në Kod Elektoral, kjo është fryma e drafti , për të zhbërë atë që po kërkohet në PS, se do të rikthejë kushtetutën e vjetër. Ne duam që të hapen listat dhe numërimi i votave preferenciale të vulosë renditjen. Kërkohet që renditja e kandidatëve të bëhet nga votat preferenciale.  

Drafti përfaqëson 100% frymën e kushtetutës dhe ndryshimet e bëra, nuk mund ta votojë prej COVID, por isha aty me mendje. Nuk e kam inicuar, po mbështetur. 1/3 vlen të diskutohet dhe të diskutohet, hidhet në diskutim për të arritur një kompromis dhe dakordësi. Kuvendi do të shqyrtojë draftin e PS që po e bën me shpejtësi kuvendi duhet të shqyrtonte dhe propozimet tona. Drafti që dua të mbroj është projektligji që kam diskutuar sistem propocional kombëtar me lista të hapura. Këto janë propozime, ky është parlamenti, mund të ketë 150 drafte, këto hidhen në votim, mund të përzihen me njëra tjetrën dhe në fund e rëndësishme është produkti", tha Gjoni në intervistën me gazetaren Klesiana Omeri.

Ai është shprehur i bindur se partitë e mëdha, dhe ato aleate, që i quan "shushunja", nuk duan që të hapen listat.

" PS, PD dhe LSI dhe partiçkat e vogla që rrinë si shushunja nuk duan që të hapen lista, ne kemi dhënë kontribuar më shumë se sa ka dhënë çdo opozitë", tha ai, edhe pse nuk ka nguruar që të akuzojë disa deputet të opozitës së re, sipas së cilit janë vënë në shërbim të Ramës, por pa thënë emra.

"Lëpirëset që nxora në Kuvend i kisha dhe për disa deputet të opozitës që i lëpihen mazhorancës, ka ardhur koha t'i heqim lëpirëset nga goja dhe të themi të vërtetën në sy, në se këta nuk duan që të hapen lista të dalin t'ia thonë popullit", tha Gjoni.

Sa i përket se çdo të bëjë në zgjedhjet e 25 prillit, Gjoni dha një përgjigje ku nuk kurseu ironinë.

"Deri tani nuk ka asnjë parti politike të regjistruar, po flasim vetëm për fabula, kur kemi të bëjmë me një entitet përtej fabulës unë do të shprehem për pozicionimin tim.  Nuk shprehem si pjesë e asnjë fabule që po qarkullon në tregun mediatik", përfundoi Gjoni,

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja