TIRANE- Bilbilfryrësit e administratës publike, të cilët do të grumbullojnë e të raportojnë të dhëna mbi pasurinë e kolegëve e të eprorëve, jo vetëm do veprojnë e do të mbrohen me ligj, por edhe do ta kryejnë këtë aktivitet të drejtuar nga struktura të posaçmë shtetërore.

“Shqiptarja.com” zbardh sot “Draft-Strategjinë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2015-2020” ku zbulohet se informacionit të ardhur nga punonjësit të brendshëm (bilbilfryrësve, atë që në jetën e përditëshme i përkufizojmë thjesht me termin spiunë) do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë, madje do monitorohet e procedohet nga struktura të posaçme e do mbrohet me ligj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)