Përmes disa ndryshimesh në ligjin për trajtimin e ish të dënuarve, Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve kërkon hapjen e procesit të shqyrtimit të aplikimeve të reja. Ligji aktual ka bllokuar aplikimet për njohjen e kësaj të drejte që pas vitit 2009.

“Brenda datës 01.07.2009, ish të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit të paraqitur në aneksin “A”, që i bashkëlidhet këtij ligji” thekson ligji.