Draft-Raproti për Arsimin e Lartë nuk do të rrisë tarifat për studentët si dhe do t’ju japë mundësinë universiteteve të përcaktojnë kuotat e pranimit për çdo fakultet. Siç duket Komisioni që u mor me hartimin e draftit ka bërë një hap pas, pas kërkesave të pedagogëve dhe studentëve se drafti cënonte të drejtat e tyre.

Edhe kompetencat për departamentet e fakulteteve do të jenë të varura nga vet universitete dhe jo nga Ministrja e Arsimit siç ishte parashikuar në versionin paraprak të komisionit.